Kërkesat / Dekriminalizimi, Naço letër vendeve të KiE dhe SHBA për zyrtarët e dënuar

0
150

 

 

 

nasip-nacoMinistri Nasip Naço, në mbështetje të procesit të dekriminalizimit dhe mirëfunksionimit të institucioneve shtetërore, u është drejtuar zyrtarisht dje ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe SHBA-së

 

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka kërkuar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës listën e shtetasve shqiptarë me rekorde kriminale. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Naço, në mbështetje të procesit të ndërmarrë për dekriminalizimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore si Kuvendi, organet e qeverisjes vendore, institucionet kushtetuese, administrata publike etj, i është drejtuar zyrtarisht ditën e djeshme Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, me një kërkesë për vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve.

 

Letër SHBA-së

Në këtë kuadër asistencë i është kërkuar edhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri Naço shpreh vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të siguruar suksesin e realizimit në praktikë të kësaj nisme të Qeverisë Shqiptare, duke vlerësuar se informacioni që do të sigurohet do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit për mbajtjen e rekordeve penale, përditësimit dhe mbrojtjes së këtyre të dhënave, si dhe rritjes të besimit të publikut, në veprimtarinë e organeve të shtetërore, institucioneve të pavarura apo të administratës publike. Konkretisht, marrja e këtij informacioni do të mundësojë krijimin dhe përmirësimin e një baze të dhënash të përditësuara, ku do të jenë të evidentuar të gjithë shtetasit shqiptar që janë proceduar apo janë gjykuar në shtetet respektive për çështje të ndryshme penale apo administrative.

 

Iniciativa

Kjo iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë bazohet në nenin 22 të “Konventës Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale” dhe do t’i shërbejë implementimit në praktikë të ligjit “Për legjitimitetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu Ministria e Drejtësisë po analizon situatën aktuale, si dhe ka ndërmarrë nismën për dixhitalizimin e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore për të dënuarit brenda vendit, po kështu edhe për të dhënat e administruara prej vitesh, të cilat ndodhen në Arkivën e Ministrisë së Drejtësisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here