Tarashaj vazhdon kontratën me Grasshopper Zurich

0
162

 

 

Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën e famshme zvicerane Grasshopper Zurich. Talenti prizrenas ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni në kampionatin zviceran duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar një asistim në tetë ndeshjet e para. Tarashaj do të jetë pjesë e Grasshopperit deri në vitin 2019 me kontratën e re. “Jam shumë i lumtur që kam vazhduar kontratën me Grasshopperin. Jam shumë i kënaqur me kontratën e re nga klubi. Kontrata e re ishte një shpërblim për punën time të madhe”, – tha Tarashaj cili foli edhe për qëllimet që ka me klubin e njohur zviceran. “Qëllimi im është që të luaj sa më shumë ndeshje për GC dhe t’i shpërblej me gola ata për besimin e dhënë. Shpresoj të bëjmë gjëra të mira këtë edicion në Zvicër”, – përfundoi Tarashaj. 20-vjeçari luan edhe për përfaqësuesen U21 të Zvicrës, ku është edhe kapiten i saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here