QSUT, bllokohen operacionet, arsyeja: Nuk ka serume

0
204

 

 

 

te shtruarit e  spitalit  e QSUT-sëNë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” prej dy ditësh janë bllokuar operacionet nga mungesa e serumeve. Gjendja paraqitet alarmante, siç thekson “syri.net”, për rastin e një personi, i cili ishte me kancer dhe duhej të operohej menjëherë, por që nuk ka hyrë në sallë. Qytetarë të ndryshëm të cilët kanë shkuar për operim, janë kthyer mbrapsht, sepse asnjë mjek nuk merrte dot përsipër këtë detyrë në të tilla rrethana të vështira, ku mungesa e medikamenteve kryesore të spitalit bën të pamundur realizimin e këtyre operacioneve. Të gjitha operacionet që do të kryheshin këto ditë në vazhdimësi, nuk mund të realizohen derisa ky problem kaq shqetësues të marrë rrugëzgjidhje të menjëhershme, në mënyrë që pacientët të kenë mundësinë e të operuarit në QSUT. Ndërkaq, të gjitha mediat që kanë tentuar të komunikojnë me mjekët, nuk kanë mundur dot, pasi ata hezitojnë të shprehen. Ndërkohë që ndërprerja e punës është cilësuar si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar ndaj mjekes së Onkologjikut, arsyeja e vërtetë, në fakt, është ajo e mungesës se serumeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here