Votimi në Kuvend / Mazhoranca bie sërish në 72 vota, votohen shtrëngimet për biznesin, ja masat e reja që merren

0
128

 

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh mes palëve politike në Parlament u votua dje projektligji për procedurat tatimore me 75 vota dhe 19 kundër. Projektligji i ndërmarrë nga qeveria në kuadër të luftës kundër informalitetit që shtrëngon edhe më shumë “lakun” për biznesin, hasi në kundërshtinë e fortë të opozitës. Ky projektligj parashikon disa masa; nëse një biznes ndryshon adresën dhe nuk e raporton në QKR apo tek tatimet do të ndëshkohet njësoj sikur nuk është i regjistruar; ndalohen tregtarët me shumicë të shesin mallra me pakicë tek konsumatorët finalë; gjobë deri në 15 5 për çdo muaj për të gjitha bizneset që nuk paguajnë në afat tatimin mbi fitimin. Po ashtu projektligji parashikon gjoba për mos deklarimin e punonjësve. Nga ana tjetër u votuar edhe amendamenti i deputetëve Braçe, Koçi dhe Angjeli i cili i jep të drejtë klientit të mos bëjë transaksion nëse nuk pajiset me faturë. Ndërkohë në seancën e djeshme u ripërsërit skenari i javës së shkuar ku mazhoranca shënoi sërish rënie në numrat e saj parlamentarë në Kuvend. Projektligji për FA-të u miratua me vetëm 72 vota, kur mazhoranca ka gjithsej 89 deputetë.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here