Lojtari që ka impresionuar te Bayern Munich këtë kampionat është braziliani Daglas Costa. Bayern Munich ka funksionuar si një orë zvicerane deri tani, duke fituar çdo ndeshje të këtij sezoni e duke shënuar me lehtësi të jashtëzakonshme, edhe pse mungojnë dy lojtarë tepër të rëndësishëm për këtë skuadër, si anësorët e mesfushorët Franck Ribery e Arjen Robben. Të gjithë lojtarët bavarez duken në formë të shkëlqyer dhe Tomas Muller e Robert Lewandowski po shënojnë pa fund, por në fakt zbulimi i madh i Bayernit këtë sezon është mesfushori brazilian Daglas Costa. I blerë në verë nga Shakhtar Donetsk, 25-vjeçari ka dhënë dhjetë asistime në shtatë ndeshje kampionati deri tani, duke vendosur një rekord të ri, sepse asnjë futbollist në historinë e Bundesligës nuk ka arritur këtë numër në kaq pak ndeshje. Muller u shpreh pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Mainz se lojtari është i krijuar vetëm për të dhe Lewandowski. “Daglas duket si i bërë me porosi për mua dhe Lewandowskin”, – ka thënë ai.