Denoncimi  / Arrestohet nënkomisari: Më jep 100 mijë lekë të të heq nga lista e të kërkuarve!

0
175

 

 

 

Plumba ndaj policisë, në pranga 4 të rinj të akuzuar për vjedhje me dhunëAgjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë arrestuar punonjësin e policisë nënkomisar Kol Zaja, 40 vjeç, me detyrë specialist për Krimet në Komisariatin e Librazhdit

 

Një oficer i policisë në komisariatin e Librazhdit është arrestuar ditën e djeshme me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi i kishte kërkuar para një qytetari për të mbyllur një çështje ndaj tij. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme arrestoi nënkomisarin Kol Zaja, 40 vjeç, pas një denoncimi të bërë më 28 gusht 2015 nga një qytetare. Në bazë të kallëzimit, oficeri Zaja kishte shpallur në listën e personave në kërkim një qytetar me iniciale M. B. Ky qytetar, pasi mësoi se figuronte si i kërkuar, shkoi në komisariatin e Librazhdit dhe bëri kërkesë për këtë çështje. Nënkomisari Kol Zaja i premtoi qytetarit M. B., se do ta hiqte nga kërkimi policor, nuk do ta arrestonte dhe do të ndërhynte në Prokurori për të mbyllur dosjen penale të hapur ndaj tij. Në këmbim, oficeri i kërkoi shumën e parave prej 100 mijë Lekësh.

 

Denoncimi

Në datë 28 gusht 2015 në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore Kol Zaja, ka administruar një kallëzim penal, depozituar nga një shtetase. Punonjësi i policisë Zaja ka kryer shpalljen në kërkim policor të shtetasit M. B., i cili kur është njohur me faktin, u paraqit në komisariatin e policisë Librazhd. Specialisti i Krimeve Kol Zaja i ka premtuar shtetasit të kallëzuar se do ta hiqte nga kërkimi policor, nuk do ta arrestonte dhe se do të ndërhynte në Prokurori për t’i mbyllur çështjen në ngarkim të tij, në këmbim të shumës prej 100.000 lekësh.

 

Arrestimi

Disa ditë më parë kishte ardhur edhe denoncimi në strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Menjëherë kishin nisur hetimet në lidhje me denoncimin e marrë nga agjentët e ish-SHKB. Pasi ishin siguruar provat e nevojshme, është kërkuar dhënia e masës së sigurisë ndaj tij. Kështu gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj efektivit me akuzën e korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Menjëherë më pas agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë arrestuar punonjësin e policisë nënkomisar Kol Zaja, 40 vjeç, me detyrë specialist për Krimet në komisariatin e Librazhdit, në Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan.

 

Akuzat

Zaja akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40-vjeçarin. Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët të SHÇBA-së në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjatë ditës së djeshme në orën 15:45 minuta është kryer ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë për zbatimin e vendimit penal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here