Dialogu për zgjerimin / Bregu: BE më pak “gjalpë kikiriku” e më shumë konkretizim. KE: Prioritet drejtësia e dekriminalizimi

0
154

 

 

majlinda-bregu-okKryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu, mori pjesë dje në panelin e mbledhur enkas për dialogun mbi politikën e zgjerimit të BE-së në Bruksel, nga EPC dhe Drejtoria e Përgjithshme përkatëse e KE-së. Në këtë takim, deputetja demokrate kërkoi nga Brukseli më pak retorikë dhe më shumë gjëra konkrete, si p.sh duke vendosur një datë të caktuar për hapjen e negociatave. “Ka një paradoks në ditët e sotme, sepse, ndërsa procesi duket se i afrohet realizimit, nuk ka asnjëherë një datë përfundimtare për destinacionin. Kjo e bën procesin të vështirë. Mesazhet e buta, apo lyerjet me gjalpë kikiriku, siç serviren në raportet e përgatitura nga Komisioni, me gjithë respektin nuk ndihmojnë vendet tona. Unë nuk shoh ndonjë dokument të Parlamentit, Komisionit apo Këshillit të BE-së që t’i referohem, pra ne flasim, diskutojmë, pajtohemi për një propozim dhe më pas ky ndiqet pak ose aspak”, – u shpreh Bregu. Ndërkohë, përfaqësuesi i KE-së tha se Shqipëria ka tashmë prioritet reformën në drejtësi si edhe dekriminalizimin. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që nocioni i ‘procesit’ të mos zëvendësohet nga ‘angazhimi për reforma’. Dy sfidat kyçe, me të cilat përballet Shqipëria tani, janë reforma e drejtësisë dhe dekriminalizimi dhe për ne është inkurajuese të shohim se ka lëvizje për konsensus të gjerë ndërpartiak, e mendoj se ky do të ishte një sinjal i fortë pozitiv nga qeveria dhe opozita në Shqipëri”, – tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here