Karadžić: Nuk frikësohem për ardhjen në Shqipëri

0
148

 

 

Drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit nuk u druhen trazirave të mundshme në sfidën Shqipëri – Serbi, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 8 tetor. Kreu i qeverisë së futbollit serb, Tomislav Karadžić, kujtoi se në tribunën VIP të impiantit të Elbasanit do të jetë edhe Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic, çka do të thotë se masat e sigurisë do të jenë ekstreme. “Nuk ka arsye pse të kemi frikë, bashkë me ne do të jetë edhe Kryeministri Vucic. Prania e tij na jep më shumë siguri”. Mediat serbe kanë raportuar se Karadžić ka kërkuar që delegacioni i Serbisë të shoqërohet nga 5 ose 6 inspektorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por numri një i futbollit serb shprehet i bindur se gjithçka do të jetë në rregull. “Duke lënë mënjanë shakatë, kemi pasur një bisedë me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe kemi rënë dakord për gjithçka. Askush nga ne nuk duhet të ketë frikë për jetën. Edhe autoritetet shqiptare na kanë siguruar se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur futbolli”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here