Tahiri flet për sigurinë në ndeshjen Shqipëri-Serbi: Policia, e mobilizuar

0
150

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha dje nga Elbasani se Policia e Shtetit është e mobilizuar për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ministri kërkoi gjithashtu edhe ndihmën e tifozëve që duhet vetëm në mbështesin skuadrën e tyre. Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi më 8 tetor. Nga Elbasani, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se për këtë arsye u zhvillua edhe një test në ndeshjen me Portugalinë që përfundoi me sukses. Për sigurinë në këtë takim është krijuar edhe një grup pune, ndërsa ministri ka ftuar edhe tifozët të tregojnë vlerat e tyre, vetëm duke mbështetur kombëtaren. Ndërkohë si masë për sigurinë e ndeshjes, mësohet se policia e Elbasanit do të vendosë efektivë në çdo ballkon dhe ka kryer verifikimet me kartat e identitetit për çdo familje. Banorët kanë marrë udhëzime që ditën e ndeshjes duhet të mbajnë dokument identifikimi me vete dhe të shmangin daljet në dritare apo ballkon gjatë ndeshjes. Po ashtu, administratorët duhet të mbyllin dyert e pallateve që rrethojnë stadiumin “Elbasan Arena” dhe të njoftojnë nëse jepen hyrje me qira.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here