Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për të mos përfshirë në rend dite propozimin e PD-së për hetim ndërkombëtar të aferës me CEZ-in, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi të futet në rend të ditës kërkesa e ardhur nga PD theksoi se qeveria e Ramës nuk ekziston. “Mungojnë 15 ministra. Kjo është qeveria AA 003 GB. Rama nuk mund të fshihet pas marrëveshjes që ka bërë me CEZ. Kjo është qeveria bosh. Kryeministri është zhdukur. Fshihet në SHBA. Nuk ka çështje tjetër veç CEZ. Të fusim me urgjencë kërkesën e ardhur nga PD për një hetim të plotë të çështjes. Rama të vijë e tu shpjegojë shqiptarëve 600 milionë që ka lënë CEZ në këmbim të statusit”, – deklaroi Topalli.