Nisin aplikimet, ja si do të bëhet punësimi i infermierëve shqiptarë në Gjermani

0
296

 

klosi_16Urdhri i Mjekut, Sabri Skënderi: Infermierët shqiptarë nuk janë gati, niveli profesional i tyre, shumë i ulët

 

Vojsava Sota

 

Pavarësisht se një ndër plagët më të mëdha të vendit në këto kohë është kërkesa e madhe për azil politik, duket se ka edhe zgjidhje të tjera për shqiptarët për t’u bërë pjesë e vendeve të BE-së.

UISH është duke negociuar me një kompani gjermane për punësimin e infermierëve në Gjermani, gjë e cila ka sjellë edhe interesimin e 250 infermierëve shqiptarë për të shkuar në Berlin. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Urdhri i Infermierit. Sabri Skënderi tha se profesionistët e shëndetit kanë mangësi të theksuara në arsimim dhe praktike. “Ata përveç testit të gjuhës që e kanë pikë të parë dhe duhet në nivelin B2, ata kërkojnë edhe eksperiencë profesionale. A janë infermieret tanë që ti përgjigjen kërkesave të kohës? Unë them se deri tani jo, prandaj duhet t’i futemi punës”, – u shpreh ai për “Ora News”. Ndërkohë, gjatë këtij reagimi, Skënderi radhit disa arsye përse profesionistë të shëndetit shfaqen në këtë cilësi profesionale: 1-Praktika në kushtet mjerimi, 2-Infrastruktura e laboratorëve e keqe, 2-Papunësia e madhe sepse kërkesat e tregut janë 2 fish më pak se kuotat e diplomimit. Vetëm nga provimi i formimit praktik që zhvillon urdhri, rezultojnë 15-20% infermier mbetës të cilët do t’i nënshtrohen për herë të dytë vlerësimit. Gjithashtu ai bëri me dije: “15-20% të këtyre studentëve janë rrëzuar në testimin e praktikës. Të gjithë këta kandidatë ta kenë të qartë se nuk do të jetë e lehtë ky vlerësim i aftësive praktike”, – shtoi Skënderi në lidhje me aftësitë e infermierëve në Shqipëri. Ndërsa kryeministri Rama në lidhje më këtë ofertë punësimi, tha: “Në Gjermani të shkohet në mënyrë të ligjshme. Ne kemi drejtësinë më të degjeneruar në Evropë, kemi jurist me diplomë por s’kemi gjyqtarë e prokurorë”.

 

Testimi

Testimi profesional për infermierët që sapo kanë mbaruar studimet do të kryhen nga data 12-15 tetor në të cilin do të pyeten mbi 1000 infermierë përpara se të hyjnë në provimin e shtetit. Kështu, të gjithë kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë duhet të kenë formimin “Bachelor” të akredituar, leje të ushtrimit të profesionit në Shqipëri, njohjen mirë të gjuhës gjermane, si edhe eksperiencë punë të mëparshme në infermieri. Ndërkohë, për të realizuar këto aplikime, kandidatët duhet të të paraqesin dokumentet përkatëse si: Kërkesa, diploma, leja e ushtrimit të profesionit, libreza e punës, vërtetim nga qendra e punës, si edhe dëshmia e gjuhës gjermane. Dokumentacionet duhet të dorëzohen pranë zyrave të UISH-së.

 

Punësimi

Ambasadori gjerman Hoffman u shpreh dje se kjo është një mundësi e mirë punësimi, dhe jo në mënyrë ilegale. Hoffman gjithashtu bëri me dije në lidhje me këtë fakt, se qytetarët shqiptarë duhet të aplikojnë për politikat e duhura të punësimit në Gjermani, dhe jo për të shkuar për azil. Pak kohë më parë ambasadori gjerman tha se profesionet më të kërkuara në Gjermani, ku tregu I jep mundësi punësimi edhe shqiptarëve, janë: inxhinier elektrik, inxhinier ndërtimi, inxhinier rrufepritës, teknik i pajisjeve elektronike, mekanik i makinave elektronike, arkitekt, elektricist, hidraulik, teknik anestezie, teknik kondicionerësh etj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here