Arrestohet Ismail Morina, i njohur si Ballisti, djali i cili ngriti dronin në Beograd. Sipas policisë së Tiranës Ismail Morina u kap me pistolete Zastava në brez me 6 fisheke. Ai është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë të cilët po lëviznin me të në makinë në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ky arrestim i tij erdhi vetem një ditë nga ndeshja “Shqipëri-Serbi’, gje e cila ak sjelle dyshime te shumta ne opinion publik.
“Këta shtetas janë ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e policisë në rrugën “Petro Nini Luarasi” dhe gjatë kontrollit fizik tëushtruar shtetasit Ismail Morina, i është gjendur e fshehur ne trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistolete “Zastava “me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Roverme targë AA 874 KY dhe gjendej ne shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha. Gjatë kontrrollit të mjetit në pjesët e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja dhe e një arme tjetë pistoletë tip TT si dhe 30 fishekëve për këtë pistoletë. Gjithashtu në mjet është gjendur dhe një gëzhojë pistolete,” informoi mëngjesin e 7 tetorit policia e Tiranës.
Menjëherë është bërë shoqërimi i tyre dhe i mjetit në Komisariat dhe pas kryerjes së të gjitha veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i Ismail Morinës, për veprën penale të “Mbajtjes se armeve dhe municioneve luftarake pa leje” dhe arrestimi i Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha për veprën penale të “Moskallezimit të Krimit” parashikuar nga nenei 300 i K.Penal.