Sheqeri të plak

0
196

images (9)

 

Sheqeri nuk ndikon keq vetëm në trup, por mund të përshpejtojë krijimin e rrudhave, pohon dermatologu dr. Frederick Brandt. Ai mendon se mjafton të hani më pak sheqer në mënyrë që “ora të kthehet 10 vjet prapa” dhe të përmirësojë teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës. Sheqeri përshpejton rënien e elastikes, kolagjenit dhe proteinave të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Sipas udhëzimeve të dr. Brandt, fytyra në mënyrë natyrale “shtrëngohet” pas 10 ditë pa sheqer, ndërsa pas një viti tërësisht ndryshohet edhe pamja e tërë trupit. Armiqtë e pamjes së re fshihen edhe në kore, ndërsa me zierje apo pjekje të ushqimit në temperatura të larta si dhe me konsumimin e sheqerit krijohen molekula të cilat ndikojnë dëmshëm në pamjen e lëkurës. Në mënyrë që këto molekula të neutralizohen, preferohet të pihen çaji i gjelbër që është i pasur me antioksidantë.

 

Meshkujt që punojnë natën, rrezikohen nga kanceri i prostatës

 

Meshkujt që punojnë natën, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë tri herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë ditën. Besohet se gjatë ndërrimit dhe punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit. Kur trupi ynë është ekspozuar ditën, prodhimi i melatoninës zvogëlohet, duke nxitur lëvizjen e shumë proceseve në trupin tonë, të cilën e ndihmojnë në zhvillimin e tumoreve. Në hulumtim kishin marrë pjesë 3137 meshkuj, të cilëve u ishte diagnostikuar një lloj i kancerit. Rezultatet kanë treguar se shumica prej tyre gjatë një periudhe kohore kishin punuar natën. Përveç sëmundjes së kancerit në prostatë, meshkujt të cilët punojnë natën rrezikojnë të preken nga tumori në zorrë, fshikëz dhe në mushkëri. Edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se puna natën më shumë i dëmton femrat, studimet e shkencëtarëve nga Universiteti i Kebekut tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat.

 

Anoreksia dëmton shikimin

 

Një hulumtim i ri i kryer në Greqi ka zbuluar çrregullim serioz në të ushqyer, i njohur si anoreksia, mundet të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit. Hulumtuesit e universitetit në Athinë kanë kryer një hulumtim të vogël në të cilin kanë marrë pjesë 13 femra me diagnozë të caktuar të anoreksisë dhe 20 vullnetare të shëndosha. Shkencëtarët kanë dashur që të analizojnë gjendjen shëndetësore të pjesës së pigmentuar të syrit e cila gjendet në afërsi të qendrës së retinës, e cila mundëson që gjërat të shihen më qartë, analiza ka zbuluar se pikët e verdha dhe skajet nervore që dalin nga ajo pjesë e syrit janë shumë më të holla te femrat të cilat vuajnë nga anoreksia, sesa te femrat të cilat nuk vuajnë nga ky çrregullim. Femrat me diagnozë të anoreksisë gjithashtu kanë pasur edhe aktivitet më të dobët elektrik në sy dhe kështu kanë qenë më të dobëta në vëzhgimin e fotografive.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here