Ministri Naço shkarkon për paaftësi drejtoren e Hipotekës së Vlorës

0
149

 

 

nasip-nacoShkarkohet nga detyra drejtuesja e ZVRPP në Vlorë, Loreta Tozaj. Shkarkimi i drejtoreshës së hipotekës në Vlorë është bërë me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për shkak të mangësive të theksuar në shërbimin ndaj qytetarëve. Sipas ministrit të drejtësisë nuk do të asnjë kompromis ndaj cenimit të cilësisë së shërbimit. Burime thanë se, drejtoresha e Hipotekës nuk ka ofruar shërbimin e duhur. Loreta Tozaj drejtonte prej 10 muajsh zyrën hipotekore në Vlorë. Në muajin prill asaj iu publikua një foto me kryeministrin Edi Rama, në një mënyrë shumë familjare. Vetë Drejtoresha Tozaj, në kohën kur ishte bërë publike fotoja ka treguar se si ishte bërë ajo foto. “Kemi qenë në një drekë me rastin e 8 marsit, vitin e kaluar, me gratë socialiste të qytetit të Vlorës. Atë ditë, në Vlorë ka qenë edhe Kryeminsitri Edi Rama, i cili erdhi në drekën tonë dhe qëndroi me ne për këtë festë”, – ishte shprehur Tozaj në muajin prill. Ndërkaq, ajo kishte mohuar që fotoja ishte postuar në profilin e saj në Facebook, duke shtuar se ishte si një nga shumë fotot që mund të kenë socialistët me Kryeministrin Rama. “Kur është bërë kjo foto, një vit e gjysmë më parë, unë nuk kam qenë drejtoreshë. Kam vetëm tre muaj që e kam marrë këtë detyrë, ndërsa të gjitha komentet e tjera janë të neveritshme”, – përfundoi Alushaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here