Tri ditë zie në të gjithë Turqinë/Grindje pas masakrës në Turqi

0
178

 

 

 

29-300x208Një nga atentatet më të këqija në historinë e Turqisë ndodhi të shtunën ku humbën jetën të paktën 95 vetë dhe gati 250 persona u plagosën. Shpërthimet kanë ndodhur 50 metra larg njëri-tjetrit, ku kanë pasur në shënjestër një marshim të paqes, i cili bënte thirrje për zgjidhjen e konfliktit midis forcave turke dhe militantëve kurdë, në pjesën juglindore të Turqisë. Sheshi para stacionit të trenit pas atentatit të rëndë i ngjante një sheshi beteje. Pjesë kufomash të shpërndara në rrugë, të plagosur bërtisnin e kërkonin ndihmë, sirenat e ambulancave dëgjohen pa pushim. Atentatorë të dyshuar vetëvrasës e kanë hedhur veten në erë në mes të një mase njerëzish, para një demonstrate të planifikuar të grupeve të majta dhe kurde dhe të partive. Dhoma e Mjekëve në Ankara u bëri thirrje të gjithë mjekëve që të dalin në shërbim emergjence në spitale, sepse personeli i klinikave nuk është më në gjendje të kujdeset si duhet për numrin e madh të të plagosurve. Mijëra qytetarë janë regjistruar për të dhënë gjak. Autoritetet përgatitën për shkak të numrit të madh të refugjatëve një morg shtesë. Vetëm pak minuta pas dy shpërthimeve, të cilat ndodhën në një distancë prej pak sekondash nga njëra-tjetra, pasuan tensionet e para midis demonstruesve dhe policisë. Disa pjesëmarrës të manifestimit sulmuan një automjet policie, sepse dyshonin se shteti ka dorë në aktin e dhunës. Të tjerë ankoheshin se ambulancat mbërrinin me vonesë të madhe në vendin e ngjarjes, megjithëse atentati ndodhi në mes të Ankarasë. Disa ministra, të cilët duan të krijojnë në vend një tablo për gjendjen, dëbohen nga një masë e madhe njerëzish. Menjëherë pas ngjarje pasuan dhe akuzat e para. Selahattin Demirtas, shef i partisë legale kurde HDP foli për një “masakër”. HDP-ja e sheh veten si objekt kryesor të sulmit: bombat u ndezën në ato vende, ku do të mblidheshin delegacionet e HDP-së për manifestimin. Kjo ngjarje ndodhi tri javë para zgjedhjeve. Ndërkohë, Erdogani dhe politikanë të tjerë u bënë thirrje turqve që të mos ngrihen kundër njëri-tjetrit për shkak të dorasëve të dhunshëm. Ndërkohë mijëra njerëz u mblodhën të dielën, në qendër të Ankarasë me thirrjet kundër qeverisë turke, ndërsa vendi po mban zi për viktimat e dy shpërthimeve. Një pjesë e protestuesve u mblodh në vendin ku dje ndodhën shpërthimet dhe vendosën lule për viktimat. Analistët dyshojnë se militantët e grupi Shteti Islamik ose nacionalistët turq që kundërshtojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit mund të jenë përgjegjës për sulmin. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar takimet e tij në tre ditët e ardhshme për t’u përqendruar në sfidën e sigurisë me të cilën përballet vendi. Ndërsa kryeministri Davutoglu ka thënë se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ndërsa ka përmendur si të dyshuar të mundshëm militantët e Shtetit Islamik dhe ata të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here