Konflikti me qeverinë / Tifozët e presin Ramën në Rinas me thirrjet “Berisha, Berisha”: Liro Ballistin

0
138

 

 

rama pret de biazin dhe kombetarenMesditën e djeshme kombëtarja shqiptare mbërriti në Aeroportin e Rinasit, pasi ishte nisur rreth orës 11:30 nga aeroporti i Jerevanit në drejtim të Tiranës. Kryeministri Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e disa zyrtarë të tjerë kanë qenë të parët që kanë pritur djemtë e kombëtares me të mbërritur në aeroport. Por krahas autoriteteve qeveritare, të shumtë kanë qenë tifozët që janë gjendur në aeroport për ti shprehur mbështetjen e ekipit kombëtar për arritjen historike. Këta të fundit nuk kanë ngurruar të shprehin indinjatën e tyre ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama si për masat e tepruara të marrë në ndeshjen me Serbinë ashtu edhe për arrestimin e Ismail Morinës. Ishin të shumta thirrjet në aeroport për lirimin e Ballistit, të cilat u shoqëruan edhe me fishkëllima ndaj kreut të qeverisë. Por tifozët e pranishëm nuk e ndalën me kaq indinjatën e tyre ndaj autoriteteve qeveritare, ku në qendër të sulmeve të tyre ishte Kryeministri. Ndaj këtij të fundit nuk munguan thirrjet ironike: “Berisha, Berisha”, ndonëse kreu i ekzekutivit është munduar t’i shmangë. Kjo situatë konfliktuale me tifozët bëri që Kryeministri Rama të mos ishte pjesë e festimeve në sheshin “Nënë Tereza”, ku ekipi festoi së bashku me tifozët. E gjithë kjo situatë mes tifozëve kuqezinj dhe qeverisë e Kryeministrit Rama ka ardhur që prej parapërgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë, ku masat e rrepta të ndërmarra nga autoritete përkatëse u cilësuan të padrejta nga tifozët. Pati akuza të shumta për ndarje të padrejtë të biletave si edhe për mbushjen stadiumit me njerëz të administratës për të shmangur çdo lloj incidenti. Por kulmi i konfliktualitetit arriti me arrestimin një ditë para ndeshjes të Ismail Morinës. Sipas tifozëve, një veprim i tillë u bë vetëm në kuadër të një sjelljeje “miqësore” me fqinjët serbë. Po ashtu edhe fjalimi i Kryeministrit një ditë pas ndeshjes me Serbinë nuk u mirëprit aspak nga tifozët, pasi në një pjesë të tij nuk munguan kritikat për ata që guxuan të shprehnin indinjatë për humbjen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here