Ligji për sigurimin e detyrueshëm motorik parashikon që pasagjerët në një makinë të dëmshpërblehen në rast aksidenti. Nga kompania e sigurimit duhet të paguhen të gjitha detyrimet. Në rast se dëmtoni sende me vlerë gjatë aksidentit, atëherë ato nuk mbulohen nga kompania e sigurimit, nëse nuk ka një kontratë më vete për to
“Pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi, në rastin kur pasagjeri vdes, ka të drejtë, sipas kushteve të kontratës së sigurimit, të kërkojë që shoqëria e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai.
Kur pronari i një mjeti motorik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve, sipas dispozitave të këtij ligji dhe aksidenti ka ndodhur, pasagjeri ose personi përfitues i kontratës së sigurimit, nëse do të ishte lidhur, ka të drejtë të kërkojë pagesën e shumës së siguruar nga fondi i kompensimit. Sigurimi i përgjegjësisë së mbajtësit të mjetit motorik nuk mbulon dëmet e sendeve, të cilat i ka marrë përsipër t’i transportojë mbajtësi i mjetit, shkaktar i aksidentit dhe që ndodhen në mjetin në çastin e aksidentit”, – thuhet në ligjin për sigurimin e detyrueshëm.