Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, krushqi me Ndraghetan italiane

 

trafiku drogaPolicia italiane ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës, të armëve si dhe pastrimin e parave. Hetimet e drejtuara nga Prokuroria e qytetit të Monzës kanë treguar se grupi kriminal kishte lidhje me mafien kalabreze Ndrangheta. Në operacionin e koduar “July 2014” në pranga kanë përfunduar 24 persona, janë sekuestruar mbi 94 kg kokainë, të disa banesave në pronësi të anëtarëve të grupit kriminal, armë, automjete luksoze si e 200 mijë euro kesh. Operacioni i policisë italiane është shtrirë në disa rajone ndërsa në të kanë marrë pjesë rreth 150 forca policore. Hetimet çuan në identifikimin e një piramide organizuese nga baza deri tek krerët e lartë drejtues, të cilët administronin trafikun e drogës nga Spanja dhe Holanda, si dhe mbanin në zotërim ilegal armë apo para të përfituara nga ky aktivitet. Grupi kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë që vepronin në lidhje të ngushta me persona të familjeve të fuqishme të Ndraghetas kalabreze. Ky bashkëpunim kishte një bazë të fortë falë martesave të kryera mes eksponentëve të grupeve. Shpesh ata përdorni fëmijët si mburojë gjatë transportimit të drogës. Lënda narkotike transportohej në automjete të modifikuara për fshehjen e drogës. Kapoja i bandës sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë italiane dyshohet të jetë Vladimir Cara, ndërsa në mesin e të arrestuarve nga Shqipëria janë edhe dy vajza.

 

Shqiptarët e arrestuar:

Zamir Koni

Tomor Koni

Ervin Alikaj

Sokol Kodra

Albana Hoxha

Kozeta Bekshiu

Ervin Bufi

Ervis Musaku

Adriano Tabaku

Tomor Bekshiu

Ersin Gjyleri

Vladimir Cara

 

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko