Zbardhet udhëzimi / Gara për kreun e FRPD-së me “një anëtar një votë”, ja cilat janë kriteret. Emrat e grupit të punës

0
174

 

udhezimi per FRPD

Zbardhet udhëzimi që çel zyrtarisht garën për kryetarin e Forumit Rinor të PD-së si edhe kryetarëve të degëve të këtij forumi. Në udhëzimin e shpërndarë degëve në rrethe përcaktohet se zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së do të zhvillohen sipas formulës “një anëtar një votë” dhe ku do të mbizotërojë modeli amerikan. Sipas këtij të fundit, kandidatët për kryetar të forumit rinor do të zhvillojnë debate publike ku do të shpallin edhe programin e tyre për drejtimin e FRPD-së. Ndërkohë, udhëzimi ka përcaktuar qartë edhe se cilat duhet të jenë kriteret që duhet të plotësohen për të qenë pjesëmarrës në garën për kreun e forumit rinor. Po ashtu udhëzimi bën të ditur se zgjedhjet do të ndahen në dy faza: faze e parë ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, sipas modelit “një anëtar një votë”. Ndërkohë që faza e dytë lidhet me zgjedhjen e kryetareve të degëve të FRPD-së dhe strukturave drejtuese të degëve të FRPD-së. Po ashtu udhëzimi përcakton edhe se si do të kryhet fushata e anëtarësimeve në Forumin Rinor, ku parashikohet një periudhë 30-ditore. Pas kësaj periudhe anëtarësimet e reja i dorëzohen grupit të punës që do të merret me zgjedhjet në FRPD brenda datës 12 nëntor 2015. Grupi i punës përbëhet nga kreu aktual i Forumit, Gerti Bogdani, Keltis Kruja, Laura Vorpsi, Endri Hasa, Valbona Mezini dhe Lulzim Omuri. / G. Saliu

 

box

Kriteret për kandidatët për kryetarë të FRPD-së

 

Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional

Të jetë me arsim të lartë ose student

Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD-së

Të mos jetë anëtar i grupit të punës i deleguar nga FRPD për procesin zgjedhor

Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here