Duka: De Biasi qëndron me ne

0
129

 

duka i fshfPresidenti në një intervistë për televizionin “Ora News” është shprehur se nuk diskutohet qëndrimi i De Biasit, pasi ka kohë për t’u diskutuar pas mbarimit të Euro 2016-ës dhe shpresat janë që ai të vazhdojë të jetë në krye të drejtimit të skuadrës. “Nuk besoj se dikush nga ne ka menduar për këtë tani. Të gjithë kemi menduar për të festuar. Pas një mundimi të jashtëzakonshëm, i cili ka nisur nga dita e parë e edicionit por që u forcua shumë para ndeshjes me Danimarkën kur ne me patjetër na duhej një barazim apo fitore. Pastaj erdhën 2 ndeshje të vështira, Portugalia, Serbia të cilat i humbëm në minutat e fundit Këto e ngarkuan shumë situatën dhe na çuan në një alternativë të vetme për të fituar në Armeni. Një presion i jashtëzakonshëm psikologjik për të gjithë dhe më pas një gëzim i jashtëzakonshëm. Kështu që me De Biasin për të qetësuar gjithçka dhe për ti shërbyer më mirë kauzës së kualifikimit pas ndeshjes me Portugalinë, i kam dërguar një letër të gjithë futbollistëve dhe De Biasit të cilit i kam shkruar: Për mua ti duhet të jesh trajneri i Shqipërisë në të ardhmen. Dhe ky është vullneti im. Nuk kam dashur ta diskutoj për ti shërbyer kauzës së kualifikimit, tani kemi kohë”, – është shprehu drejtuesi i federatës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here