Shpërblehen ish-kryebashkiakët / U dorëhoqën pa “luftë” me Ramën, qeveria: Nasufi dhe Bime, prefektë në Berat e Gjirokastër

0
210

 

vendimi per prefektetQeveria vendosi në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave emërimin e dy prefektëve në qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës. Përkatësisht në këto dy poste, janë vendosur dy emra që më parë kanë qenë kryebashkiakë të këtyre qyteteve në emër të PS-së. Kështu, Fadil Nasufi është emëruar prefekti i Qarkut të Beratit dhe Flamur Bime prefekt i Qarkut të Gjirokastrës. Dy ish-kryetarët e bashkive, Fadil Nasufi dhe Flamur Bime, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi t’i emëronte prefektë në këto dy qarqe. Kujtojmë se para zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore si Nasufi ashtu edhe Bime u larguan nga detyra e tyre, duke u lënë rrugë të hapur kandidatëve që do përzgjidhte koalicioni i majtë për garën në Berat dhe Gjirokastër. Ndryshe nga disa kolegë të tyre, Nasufi dhe Bime nuk u përfshinë në debate me kryesocialistin Rama lidhur me heqjen e mundësisë për të garuar sërish në zgjedhjet vendore pasi kishin dy mandate në detyrë, pavarësisht se nga rregulli pati disa përjashtime. Ky largim në “paqe” duket se i ka pëlqyer Kryeministrit, i cili ka vendosur t’i “shpërblejë” ish-kryebashkiakët e tij, duke u dhënë po në qytetet që drejtonin postin e prefektit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here