Hetimi/ Çështja “Gjiknuri”, Llalla ndryshon prokurorin, e kalon tek e Tiranës

1
160

Gjiknuri Rama
Kallëzimi penal i KLSH-së për Damian Gjiknuri dhe Alma Hiçkën i ka kaluar për verifikim Prokurorisë së Tiranës. Hetimet verifikuese të përmbajtjes së raportit të KLSH-së, që flet për një dëm prej 479 milionë eurosh të shkaktuar buxhetit të shtetit nga marrëveshja me CEZ-in do t’i kryejë prokurorja Antoneta Sevdari

 

Task-forca e Prokurorisë së Tiranës do të hetojë kallëzimin e KLSH-së ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe avokates së shtetit Alma Hiçka. Mësohet se me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla kallëzimi i KLSH-së i ka kaluar prokurores Antoneta Sevdari, e cila prej muajsh po heton aferën e kompanisë CEZ Shpërndarja me DIA-n e të arrestuarit Kastriot Ismailaj. Mësohet se kësaj prokuroreje I kanë kaluar për hetim edhe letra e kreut të Komisionit të Sigurisë Parlamentare Spartak Braho që ngrinte dyshime për një skenar destabiliteti në vend. Sipas prokurorisë, kallëzimi i KLSH-së do të verifikohet për të parë nëse ka element të veprës penale të pretenduar nga KLSH-ja. Prokurorja Sevdari po heton njëherazi edhe dosjen e biznesmenit Italian Francesko Bechetit për disa akuza. Ajo ka në dorë edhe dosjen e Kastriot Ismailajt, personit të arrestuar për çështjes CEZ-DIA.

 

Task-Forca

Kallëzimi penal i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Përgjithshme të Shtetit Alma Hicka, i ka kaluar për verifikim Prokurorisë së Tiranës. Hetimet verifikuese të përmbajtjes së raportit të KLSH – së, që flet për një dëm prej 479 milionë eurosh të shkaktuar buxhetit të shtetit nga marrëveshja me CEZ do t’i kryejë Prokurorja Antoneta Sevdari. Ajo është e njëjta Prokurore që po heton Kastriot Ismailajn, administratorin e kompanisë DIA, i cili akuzohet se ka mashtruar kompaninë CEZ me 5 milionë euro. Nëse nga verifikimi do të dalin element të veprës penale, atëherë Prokurorja Sevdari do t’ia referojë ato Prokurorisë së Përgjithshme për ngritjen e akuzave. Si pjesë e verifikimit pritet të merren në pyetje edhe Ministri Gjiknuri edhe avokatja e shtetit, Hicka. Dy zyrtarët e lartë i kanë mohuar akuzat, kanë akuzuar KLSH – në se ka vepruar politikisht dhe i kanë kërkuar Prokurorisë t’u japë fund kallëzimeve politike. Prokuroria e Përgjithshme e regjistroi procedimin penal një ditë pas kallëzimit të KLSH – së. Sipas auditit të Kontrollit të Shtetit, në marrëveshjen me CEZ pala shqiptare ra dakord që të marrë një kompani të zotëruar më parë 100% nga vetë shteti shqiptar, pa asnjë dokumentacion në lidhje me shoqërinë CEZ . Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në përfundimin se kjo është bërë për të mbuluar provat në lidhje me keqmenaxhimin disa vjeçar të kompanisë CEZ.

 

Kallëzimi i KLSH-së

Skandali i CEZ ka bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të kallëzojë në prokurori, ministrin e Energjisë, Damian Gjiknurin dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka. Me anë të një njoftimi KLSH ka bërë të ditur se, këta persona akuzohen se i kanë sjellë shtetit një dëm prej 479 milionë euro e ndarë në: 95 milionë euro: pagesa e dakordësuar në Marrëveshje, vlera 352 milionë euro: detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit 2009-2012, vlera 32 milionë euro: zhvlerësimi në zero i vlerës se 24% te aksioneve te Shtetit. “Në përfundim të këtij auditimi, rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në Marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit. Në këtë vlerë dëmi nuk janë llogaritur kostot shtese që do duhet të përballohen nga vetë Shteti Shqiptar për rigjallërimin e sistemit energjetik dhe kthimin në parametra financiare normale të kësaj shoqërie publike. Bazuar në shkeljet e konstatuara me pasojë dëmin e sipërcituar KLSH me shkresën nr. 118/13, datë 12.10.2015 ka depozituar pranë organit të Prokurorisë kallëzimin penal për Ministrin e MEI, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, thuhet në raportin që KLSH-ja e ka depozituar në prokurori që ditën e hënë në datë 12 tetor 2015.

 

 

Vranë kushëririn për plantacionet me gështenja, në burg vëlla e motër

 

Vëlla e motër do të qëndrojnë në burg si autor të vrasjes së Ndrec Prendit, ngjarje e ndodhur në fillim të kësaj jave në fshatin Selitë të Kurbinit. Gjykata e Laçit dha paraditen e djeshme masën e sigurisë për Indrit dhe Xhoana Ndocin, të cilët akuzohen për vrasje. I pari që është njohur me masën e sigurisë ka qenë 29-vjeçari Indrit Ndoci, ndërsa 30 minuta më vonë është njohur me masën e arrestit edhe motra e tij Xhoana Ndoci. Para togave të zeza kjo e fundit e ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes, duke deklaruar se ka qëlluar në drejtim të 58-vjeçarit, Ndrec Prendi, pasi donte të shpëtonte vëllanë e sajë. Në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria e Kurbinit, gjykatësi i kësaj çështje Ded Miri e ka quajtur të vlefshme arrestimin e tyre, duke vendosur për ta masën e sigurisë “burg pa afat”. Gjatë caktimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga familjarët e tyre, ndërsa ata janë përfaqësuar nga avokati që kishte përcaktuar vetë gjykata. Vrasje e 58-vjeçarit Ndrec Prendi ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Selitë të Kutbinit. Shkak për këtë ngjarje u bë një konflikt që kishin dy familjet prej dy vitesh, për pyllin me gështenja në të cilin pretendonin pronësi të dyja palët. Ditën e krimit autorët fillimisht nisën një sherr verbal, më pas dyshohet se Xhoana Ndoci qëlloi me armë në drejtim të 58-vjeçarit Ndoci duke e lënë atë të vdekur në vend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here