Vlefshmëria e mandatit të deputetit Mark Frroku do të diskutohet nga Këshilli për Rregulloren Mandatin dhe Imunitetit ditën e nesërme në mbledhjen e orës 18. Kjo mbledhje e cila është konfirmuar edhe nga Kuvendi vjen pas letrës të Partisë Demokratike që kërkonte sqarimin e çështjes pasi Frroku i arrestuar ka 6 muaj që nuk paraqitet në Kuvend. Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për dorëheqjen e deputetit Arben Ndoka që sipas opozitës ende nuk është zëvendësuar. Në seancën e fundit parlamentare për të dyja këto çështje PD dhe kryesisht ish-kryeparlamentarja Topall këmbënguli të merrte përgjigje nga Kryeministri Rama, ndërsa ky i fundit nuk ngurroi t’i përgjigjej me batuta.