Arrestohen katër persona pranë shkollës “Demokracia” në Tiranë pasi prej kohës shpërndanin lëndë narkotike kanabis sativa. Forcat operacionale “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 4 të rinj. Endrit Gjinin, GertiMamani, FrankoUjka, dhe MariglenMehmeti janë arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit. Sipas policisë personat në fjalë mbaheshin në mbikëqyrje dhe kur është kuptuar se posedonin lëndë narkotike janë arrestuar. Policia kishte informacion për të katër personat se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Mësohet se 3 prej personave të arrestuar sot, janë me precedentë të mëparshëm penalë në tregtimin e lëndëve narkotike.