Mjete të reja diagnostikimi për sëmundjen afrikane

0
178

Rruga që ndoqën paraardhësit tanë për të ikur nga Afrika të gjumit

 

Mjete të reja diagnostikimi po vihen në provë dhe mundet që së shpejti të tregojnë nëse një individ vuan nga sëmundja afrikane e gjumit. Metodat aktuale janë shumë të ngadalshme dhe të komplikuara dhe vonojnë identifikimin e mjekimeve që mund të shpëtojnë jetë. Zyrtarë të mjekësisë thonë se nuk ka shenja klinike për sëmundjen e gjumit, ose siç njihen ndryshe trypanosomiasis afrikane. Detyra bie mbi supet e punonjësve të shëndetësisë për të vizituar me kujdes personat që dyshohen se janë infektuar nga sëmundja. Nëse dyshojnë se një individ është i infektuar, ata analizojnë gjakun me mikroskop për të parë për parazitë. Dr. Joseph Ndung’u thotë se ky proces konsumon shumë kohë: “Sëmundja e gjumit ka qenë epidemike për Afrikën në të paktën 36 vende të kontinentit. Goditja më e rëndë e epidemisë ishte nga viti 2008-2010. Në atë kohë përllogaritet se 500 mijë vetë ishin prekur nga kjo sëmundje”. Dr. Ndung’u kryeson Programin për Sëmundjen Trypanosomiasis dhe Programin e Sëmundjeve të Neglizhuara pranë Fondacionit për Diagnoza Novatore. “Kjo është sëmundje serioze, pasi kushdo që preket prej saj dhe nuk mjekohet, vdes nga infeksioni”. Infeksioni mund të prekë trurin. E gjithë kjo shkaktohet thjesht nga pickimi i mizave ce-ce. Mjetet e reja diagnostikuese u diskutuan në një konferencë ndërkombëtare në Bamako të Malit. Një ndër analizat e diskutuara përngjet me analizën e shtatzanisë dhe mund të përdoret lehtë në terren. Kjo analizë mund të jetë gati për përdorim në vitin 2012. Po ashtu po analizohet një pajisje e quajtur Llampa, e cila mund ta diktojë ADN-në e parazitit brenda 24 orësh. Pajisja prodhohet në Japoni nga kompania Eiken. Dr. Ndung’u thotë se këto mjete ofrojnë jo vetëm analiza më të shpejta dhe më të sakta gjaku, por rezultatet shihen me sy të lirë. ADN-ja e parazitit ka ndriçim fluoreshent, gjë që tregon me saktësi se personi është infektuar. Drita që çlirohet është rezultat i përzierjes së ADN-së së parazitit me kimikatet që përdor mjeti diagnostikues. “Tani mund të përdorim një diagnozë molekulare, që dikur ishte e izoluar vetëm në laboratorët e sofistikuar dhe ta zhvillojmë në zonat rurale ku vërehet sëmundja. Pra analizat mund të kryhen më shpejt dhe të diagnostikohet në vend personi i sëmurë”. Mjekimet aktuale për sëmundjen e gjumit kanë ndikim negative tek trupi i pacientit. Por kohët e fundit është duke u studiuar një metodë më të thjeshtë dhe më të padëmshme. Një përzierje me dy kimikate mund të pihet nga pacienti, duke lejuar asimilim më të ngadaltë nga trupi dhe nivel më të ulët elementësh toksikë në trup.

Burimi: VOA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here