Aksionet  / Fier dhe Mirditë, kapen 535 kg kanabis në kërkim administratori i Kaçinarit

0
207

 

ky eshte petrit bardhi vendose te lajmi i droges

Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Në Mirditë policia ka shpallur në kërkim Petrit Bardhin, administrator i zonës së Kaçinarit në këtë rreth. Ndërsa në Fier janë vënë në pranga dy kushërinjtë, Bektash dhe Ervin Isufaj.

 

Dy aksione policore të ditës së djeshme kanë sekuestruar 535 kilogramë kanabis sativa. Operacionet janë bërë në Mirditë dhe në Fier. Kështu gjatë një aksion i policisë së Mirditës u sekuestruan 424 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në fshatin Simon të njësisë administrative Kaçinar dhe u arrestua një person dhe u shpallën në kërkim dy vëllezër. I arrestuari është Simon Beqiri, 64 vjeç banues në Lezhë. Në kërkim janë Petro (Petrit) Bardhi 43 vjeç administrator i njësisë administrative Kaçinar dhe vëllai i tij Florian (Fran) Bardhi 50 vjeç. Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga uniformat blu, pas informacioneve që kishin marrë. Bëhet me dije se Petro Bardhi pavarësisht se është administrator i Kaçinarit në Mirditë, banon në fshatin Shëndelli të Sarandës. Ai ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia thotë se droga që u gjet në banesën e dy vëllezërve do të trafikohej në Greqi. Ndërkaq mëngjesin e djeshëm në Fier janë sekuestruar 121 kilogramë kanabis sativa dhe në pranga janë vënë Bektash dhe Ervin Isufaj. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Martinë”.

 

Aksioni në Mirditë

Policia e Lezhës kishte marrë informacione se në një zonë malore të Mirditës ishin kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa. Pas kësaj, uniformat blu kishte organizuar planin dhe kishin nisur aksionin. Por dy vëllezërit Bardhi kishin mundur që të largohen me makinë duke i shpëtuar prangave të policisë duke përfituar nga njohja e mirë e terrenit dhe i vetmi që u arrestua është 64-vjeçari, Simon Beqiri me banim në Lezhë, pronar i shtëpisë ku u gjet droga. Arrestimi është bërë gjatë operacionit të koduar “Shendellia” i cili u finalizua gjatë ditës së djeshme, pas disa javëve hetimesh dhe mban emrin e fshatit të Sarandës ku jeton aktualisht Petrit Bardhi. 43-vjeçari është administrator në njësinë administrative Kaçinar të Mirditës. Bardhi rezulton i dënuar më parë për veprën penale “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Edhe vëllai i tij 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga ky aksion, jeton në fshatin Shendelli. Dy vëllezërit kanë jetuar vite më parë në në fshatin Simon të Kaçinarit. Gjatë këtij aksioni, policia tha se ka bllokuar një sasi prej 424 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa të kultivuara në këtë zonë.

 

Aksioni në Fier

Dy persona janë arrestuar nga policia e cila në një operacion të ditës së djeshme goditi një aktivitet kriminal në drejtim të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni policor i koduar “Martinë”, i ndërmarr nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, bënë të mundur goditjen e aktivitetit kriminal ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Bektash Isufaj 57 vjeç, dhe Ervis Isufaj, 27 vjeç, të dy me banim në fshatin Martinë, Fier. Arrestimi i të lartëpërmendurve u bë për veprën penale të “Trafikim të lëndëve Narkotike të mbetur në tentative të kryer në bashkëpunim”, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Bektash dhe Ervis Isufaj, e cila ndodhet në fshatin “Martin” Levan, janë gjetur 10 thasë brenda të cilave ndodheshin 121 Kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, lëndë të cilën do e dërgonin në Itali nëpërmjet detit me mjet lundrues.

 

Të arrestuar:

Simon Beqiri

Bektash Isufaj

Ervis Isufaj

Në kërkim

Petrit Bardhi

Florian Bardhi

Sekuestrimet:

535 kg kanabis sativa

1 peshore elektronike

Thasë plastik për paketimin

Pasaporte biometrike, Florian Bardhi

Dokumente automjeti me targë AA 519 JZ

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here