Rrëfimi mes Parisit dhe 100 vjetëve prapa të piktorit

Një sallë që duhet të përkulesh për të hyrë brenda, quhet “Black box” dhe në të janë gjurmë të mbi 1800 vizatimeve. Piktori quhet Bujar Luca. Publiku i sotëm pothuaj nuk e njeh, vetëm brezi i tij dhe artistë bashkëkohës. Luca vjen të ekspozojë për herë të parë në Shqipëri, i larguar menjëherë nga ndryshimet e politike të `90-ës. Në Galerinë Kombëtare të Arteve është improvizuar një mjedis me shtatë veprat e Lucës, dhe salla “Black box”, një punë arti që piktori thotë se është në zhvillim, prej 20 vitesh marrë përdore, e kaluar hap pas hapi

 

 

Bujar Luca

CDd3XPdWEAAj-cu-600x340

 

 

Një sallë që duhet të përkulesh për të hyrë brenda, quhet “Black box” dhe në të janë gjurmë të mbi 1800 vizatimeve. Piktori quhet Bujar Luca. Publiku i sotëm pothuaj nuk e njeh, vetëm brezi i tij dhe artistë bashkëkohës. Luca vjen të ekspozojë për herë të parë në Shqipëri, i larguar menjëherë nga ndryshimet e politike të `90-ës. Në Galerinë Kombëtare të Arteve është improvizuar një mjedis me shtatë veprat e Lucës, dhe salla “Black box”, një punë arti që piktori thotë se është në zhvillim, prej 20 vitesh marrë përdore, e kaluar hap pas hapi.

Janë të gjitha unike, thotë drejtori i GKA-së, Artan Shabani, duke e vlerësuar këtë si një situatë ku gjendesh në një “mbretëri” apo gjithësi vizatimore tronditëse, gjendje shpirtërore.

Secili ka liri interpretimi,

por në veçanti për këto vepra jep mundësinë e interpretimit të mjeshtërisë. Artisti identifikohet sot në artet pamore nga personaliteti, e në këtë rast Bujar Luca është unik, thotë Artan Shabani.

“Siç e dini, vij mbas 25 vitesh në Shqipëri dhe Galeria Kombëtare nuk ka qenë e hapur për mua gjatë periudhës komuniste, prandaj është një kënaqësi që kthehem në këtë Galeri, e cila për mua ka qenë një synim i përhershëm. Shkaku i mospranimit apo i refuzimit të artit tim këtu në Shqipëri ishin influencat e huaja në pikturën time. Që në periudhën e fakultetit përpiqesha të lexoja mbi tendencat e reja të artit në botë, diskutonim me miqtë, ndanim dorëshkrimet dhe idetë tona dhe me të vërtetë që kemi rrezikuar edhe të futeshim në burg. Edhe kur përpiqeshim t’i ndanim këto ide me profesorët tanë, ata hidhnin dyshime mbi aftësitë tona për të parë në mënyrë realiste natyrën, duke thënë se ndoshta kishim edhe probleme me sytë, ata shikon influenca të huaja në idetë dhe punët tona”, – theksoi Bujar Luca

Pas `90-ës ekspozitës Luca ka ekspozuar në Bruksel, Zvicër, Itali por mbi të gjitha dallon për pasurinë e veprës së tij në koleksione. Puna që sjell në Tiranë është konceptuar si kuti e mbyllur që shprehin jetën, gjurmën e përditshmërisë në subkoshiencë. Bujar Luca ka punuar si skenograf në Francë, ndërsa në Shqipëri para viteve ‘90 ka punuar në ish Kinostudio. Ishte një palestër e vështirë instalimi i kësaj ekspozite për Galerinë, thotë Shabani.

“Duke iu referuar “Black box”, që është ndërtuar gjatë shumë viteve, kjo vepër është në vazhdim, ka pothuaj 20 vjet që po punoj mbi këtë temë, dhe është ndërtuar hap pas hapi. Në të vërtetë qëllimi im kryesor nuk është të tregoj një histori. Nuk më intereson, por sidoqoftë përmes artit tim lirshmërisë që krijoj vetë, duke hyrë në inkoshiencë, figurat që evokoj vijnë jo duke hyrë në histori, por në emocione”.

Pse vjen tani në Shqipëri, Luca përgjigjet se në vështrimin e tij është diçka relative, në kthimin sipas kushteve të krijuara. Këtu ai ka kujtuar në episode kur gjithë shqiptarët donin të iknin, dhe kanë gjetur tek piktori realitetin e jetës, vështirësitë që duheshin përballuar.

 

“Kur ishim me Edi Ramën në Paris, vinin shokë dhe ishte e pamundur që biseda të mos sillej rreth kësaj teme, që donin të iknin nga Tirana. Së bashku me Edin duke i ditur vështirësitë e panumërta që hasnim personalisht, mundoheshim përmes eksperiencës sonë: që do vish, por është kjo e kjo, që duhen pasur parasysh. Një mik imi më pati thënë: Ike nga Shqipëria sepse ishte komuniste apo… ti po më flet si këta”.

Luca i përket brezit të `70-ës dhe nuk ka kalon bisedën e tij para mediave pa dhënë këtë atmosferë se si dështoi përpjekja e tyre për të ndërtuar një gazetë muri. Ndërsa me mbërritjen në Paris ai kuptoi që gjithë përpjekja e tij për të ruajtur gjurmët e modernitetit kishin shkuar “dëm”, pasi ai u përball me të tjera zhvillime pamore. E konsideron një periudhe 100 vjeçare mbrapsht! “Ekspozita e parë është bërë në shkurt të ’91 dhe kjo më hapi sytë, dhe është fakti pse nuk vazhdova me këtë galerist. Ai këmbënguli që të vazhdoja në të njëjtin stil, por unë nuk doja, pasi nuk më prezanonte mua si piktor, që të shpreh kohën time e të vazhdoj në atë frymë. Ndërkohë që këtu konsiderohej aq modern sa nuk më lejohej t’i ekspozoja ato piktura”.

Drejtori i GKA, Artan Shabani, e cilësoi nder dhe rast të veçantë për Galerinë dhe gjithë publikun ardhjen e Bujar Lucës me një ekspozitë në GKA.

“Të gjitha këto vepra janë unike. Kur gjendesh brenda këtij “Black box”-i, është një gjithësi vizatimore tronditëse sepse të gjitha këto vepra janë shpirtërore. Me këto 1825 vizatime është krijuar një oqean arti, ose një pazëll i plotë, ku secila prej këtyre veprave është një dritare që shkon përtej. Secili prej nesh ka një liri interpretimi, një liri perceptimi, një emocion të përgjithshëm, por edhe në veçanti të secilës prej veprave, duke të të dhënë edhe atë kënaqësinë e interpretimit individual. Dikujt mund t’i kujtoj surealizmin e Dalisë, dikujt linjat e Matis apo të Pikasos, por në fund, ky mbetet personaliteti i Bujar Lucës dhe ky            personalitet unik gjendet në çdo vepër të tij.

Ekspozita “Black box” është konceptuar nga artisti si një kuti e mbyllur, me qindra vizatime të cilat shprehin jetën e përditshme të piktorit, ndjenjat emocionet dhe gjurmët që ato lënë në koshiencën dhe subkoshiencën e tij. Por gjithsesi ato mbeten të pavarura dhe kushdo mund të gjejë tema të ndryshme. Bujar Luca nuk është vetëm piktor, por ai është piktor-skenograf i njohur, pa lënë mënjanë talentin që ka për poezinë”, – tha drejtori Shabani.

Sëbashku me artistin Bujar Luca, me rastin e ekspozitës, ndodhet në Tiranë edhe Z. Serge Plantureux, drejtues i galerisë “Photoceros” në Paris, i cili është galeristi i artistit franko-shqiptar.

“Njohja me Bujar Lucën erdhi kur ambasadori i Shqipërisë në Francë, z. Dritan Tola, më foli për një intervistë të dy artistëve të rinj shqiptarë në atë kohë, Bujar Luca dhe Edi Rama, botuar në vitin 1990 në një revistë franceze. Duke reflektuar mbi vështirësitë që pati arti i përçarë në Perëndim, ne ndërtuam një ide rreth kësaj çështjeje dhe kështu lindi ekspozita “Black box” e Bujar Lucës, e cila u ndërtua në bodrumin e nëndheshëm të Galerisë sime e cila kishte qenë më parë një bankë. Nisur nga hapësira që kishim në dispozicion na lindi dhe ideja për të ndërtuar një portë të vogël, ku publikut i duhet të përkulet për të hyrë në “Black box”. Kjo është një mënyrë për të hyrë në intimitetin e veprës së Bujar Lucës. Kur hapëm ekspozitën në Paris, mes vizitorëve të shumtë ishte edhe presidenti i Musee D’Orsay, z. Guy Cogeval, të cilit i pëlqeu aq shumë ekspozita sa ndenji disa orë. Vepra e Bujar Lucës, më ka zgjuar mua idenë se nëse do të isha artist, do të doja të isha si Bujar Luca, një artist që njerëzit duan dhe shikojnë me interes të madh”, – u shpreh Serge Plantureux

Re.Ku

 

 

Rrëfimi mes Parisit dhe 100 vjetëve prapa të piktorit

Koment/Edhe sa kohë akoma?

Rrëfimi mes Parisit dhe 100 vjetëve prapa të piktorit

“Mos ik”, krijimi i Egert Panos në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko