UNESCO, Këshilli Ekzekutiv rekomandon anëtarësimin e Kosovës

0
167

 

shtetet-q-euml-vendosin-p-euml-r-kosov-euml-n-n-euml-unesco_hd 

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar, me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenim. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ndjek nga afër procesin së bashku me një delegacion të dikasterit të tij. Kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO kanë qenë kryesisht Kuba dhe Rusia. Kjo e fundit kishte bërë kërkesë për shtyrjen e vendimit për Kosovën, por që është refuzuar pasi është konsideruar e vonuar. Pas Këshillit Ekzekutiv, fjalën e fundit e ka në dorë Këshilli i Përgjithshëm i UNESCO-s, i cili në nëntor do t’i vendosë “vulën” procesit. Votuan pro: Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Austria, Belize, Salvadori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, Italia, Kuvajti, Mali i Zi, Pakistani, Holanda, Republika Dominikane, Republika Çeke, Britania e Madhe, Saint Kitts and Nevisi, Suedia, Çadi, Tajlanda, Togo. Votuan kundër: Angola, Argjentina, Brazili, Lineja, Kuba, Ekuadori, Spanja, Etiopia, Rusia, India, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria. Abstenuan: Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Malaui, Mali, ishujt Mauricius, Mozambiku, Nepali, Uganda, Papua, Guinea e Re, Korea, Trinidad dhe Tobago. Nuk morën pjesë në votim: Tunizia, Turkmenistani, Ukraina.‎ Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për anëtarësimin në këtë organizatë të Kosovës. Më anë të një njoftimi për mediat, i ka uruar suksese Kosovës, për anëtarësimin e saj në UNESCO, ndërsa thekson se do të mbështesë atë edhe në votimin e muajit nëntor, në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here