Zbulimet nënujore /Misteret e mbytjeve në Luftën e Parë Botërore dhe zhytësit grabitës

0
198

 

 

nendeti shqiptar

 

Violeta Murati

Në mesnatën e datës 16 duke u gdhirë 17 tetor 1916 në Gjirin e Vlorës, një varg me anije italiane, të cilat sillnin materiale ushtarake dhe ushtarë për në frontin italian u goditën me silurë. Destrojeri italian Nembo i ndarë në dysh nga goditja u mbyt brenda pak minutash së bashku me mbi 50 marinarë dhe ushtarë italian.

Nëndetësja austro-hungareze SMU-16, e cila goditi karvanin italian u pa në sipërfaqe duke vëzhguar tragjedinë që shkaktoi nga goditja e befasishme. Por papritmas u zhduk duke lënë pas një mister gati 100-vjeçar mbi fatin e saj. Raportet italiane të kësaj ngjarjeje flasin për një humbje të mistershme të nëndetëses austro-hungareze SMU-16 edhe pse pak ditë pas kapjes së tre marinarëve që shpëtuan nga mbytja.

Rrugët e lundrimit përmes bregut shqiptar, e sidomos të Adriatikut, gjurmët që historia ka lënë aty, nga reliktet – janë thirrje e UNESCO-s, për të kujtuar Luftën e Parë Botërore, si një nga ngjarjet e mëdha që solli ndryshime të paparashikueshme në Evropën e shek. XX.

Në këtë arsye, një ditë më parë, në Akademinë e Shkencave, Auron Tare, një prej anëtarëve të ekipit shqiptaro-amerikan, si dhe anëtar i bordit të UNESCO-s, ka prezantuar rezultatet e këtij zbulimi.

Kërkimet kanë nisur më 14 shtator të këtij viti, për të cilat Tare thotë se janë bërë me teknologji të avancuar, nga ekspedita shqiptaro-amerikane në bordin e anijes Herkules, e lokalizuar një relikt historik, që mendohet se mund të jetë SMU-16, e fundosur në fundin e detit së bashku me ekuipazhin e saj.

“Nga të dhënat arkivore italiane, koordinatat e kapura nga anija Herkules përputhen me vendndodhjen e mundshme të SMU-16. Ndërkohë, fotot e sjella nga fundi u detit janë dërguar ekspertëve të fushës të cilët mendojnë se jemi shumë pranë konfirmimit të një nëndetëseje të Luftës së Parë”, – ka thënë Tare para mediave.

Por, austro-hungarezët thuhet se kishin një numër të madh nëndetësesh të fokusuar në atë zonë, të cilat kanë siguruar disa anije, që nga Rexhina Margarita, të mirëmbajtjes së flotës italiane, dhe anije të tjera që janë goditur nga austro-hungarezët.

Me këto transportoheshin karvanë italiane që sillnin material ushtarake si dhe njerëz për në frontin e aleatëve. Çfarë Tare tregon lidhet me teknologjia e lartë e skanimit të detit që është përdorur në këtë ekspeditë, dhe për identifikim është ndërhyrë me robot.

Imazhet e mbërritura kanë ndihmuar të përcaktojnë saktësisht, për herë të parë mbytjen e anijes, më 17 tetor 1916, imazhe që përcillen nga fundi i detit në formë kodrine, që sipas Tares përbënin elementë mjaft interesantë.

Duke rikthyer përmes ilustrimit të fotove anijes së famshme Rexhina Margarita, shfaqet flamurmbajtësi, një anije rënë në mina duke humbur rreth 75 marinarë, konsideruar një tragjedi e madhe për italianët.

Për një tjetër nëndetëse austro-hungareze, U16 thuhet se ka pak informacion fotografik. Informacionet flasin për një anije që përdorej nga shefi i shtabit austriak, për vëzhgime në detin Adriatik, por që kishte në ekuipazh dy komandantë të njohur për kohën. Tare shpjegon se kjo anija ishte e vetmja që zuri rob disa anije shqiptare, që qarkullonin në ujërat tona. Ky është një rast që sjell informacionin për herë të parë, duke bërë të njohur se ekzistonin disa anije me pronësi shqiptare, të cilat kontrolloheshin në çdo lëvizje në det, pasi dyshoheshin për trafik armësh.

U16 rezulton me një dosje të saj të mbytjeve, që i ka shpëtuar armikut. Por për specialistët e zbulimit e lidhin identifikimin e saj me pjesën historike, materiale si dhe teknike. Për pjesën historike, Tare ndalet duke thënë se në atë zonë kemi vetëm një nëndetëse të mbytur që është U16, ndërsa koordinatat e mbytjes për të vijnë të ndryshme, si nga italianët ashtu dhe austro-hungarezët. Mendohet se më të saktë janë italianet, duke iu referuar edhe mbytjes misterioze të SMU-16.

Nga kjo dosje ekziston vetëm një raport marrë nga tre marinarët e mbijetuar të cilët kanë thënë se janë goditur nga anija që vinte nga mbrapa, dhe për të shpëtuar nga zjarri i nëndetëses ka rënë në zonë të minuar duke shkaktuar mbytjen e menjëhershme.

Tare thotë se përveç këtij raporti, mes italianëve dhe arkivave austro-hungareze ka informacione konfliktuale, sjellë në versione të ndryshme. Por që, gjithsesi referimi u bëhet arkivit austro-hungarez.

Një tjetër relikt, i matrikulluar, që mendohet të jetë me emrin Nembo ka histori interesante për të cilën Tare thotë se është lënë të kontrollohet vitin që vjen. Nembo mendohet të jetë shkatërruesi S16 i mbytur nga dy silurë. Por kësaj historie i shtohet sipas të dhënave dhe mbytja po aty e anijes së famshme italiane, Principe Umberto. Anije transoqeanike që përdorej për pasagjerë për të kaluar nga Napoli në Amerikë, por që gjatë luftës së dytë botërore u përdor për të transportuar trupa ushtarakë.

Tare thotë se vitin tjetër do jenë gati për të treguar historinë e mbytjes së kësaj anije, që mund të konsiderohet nga zbulimet më të rëndësishme nënujore, pasi shënon 100 vjetorin e kësaj historie. Ende e pazbuluar kjo dosje mendohet të jetë tragjedia më e madhe e marinës italiane me mbi 2 mijë persona në bord, ku kanë qenë oficerë madhorë e gjeneralë.

“Mendoj se jemi afër këtij zbulimi, por nuk jemi ende të bindur. Një nga anijet më të mëdha të kohës, që mendohet se u mbyt në qershor të 1916-ës, ishte i mbushur plot me ushtarë. Anija u mbyt nga U5, nëndetësja hungareze, e cila ka një raport të hollësishëm për këtë mbytje. Në të ishin dy regjimente italiane, pra një tragjedi e madhe”, – thotë Tarja. Për të nëse ndodh ky zbulim, do konsiderohet më i rëndësishmi për detarinë tonë, pasi bëhet fjalë për një nga anijet më të mëdha të kohës.

Për këtë anije tregohet se ka shumë imazhe për vetë rëndësinë që mbarte. “Para disa ditësh një koleksion italian ka dërguar disa foto të ushtarëve që sapo kanë hipur në anije nga Bari për të ardhur drejt Vlorës. Duke qenë një transoqeanik i madh është përdorur edhe për largimin e trupave serbë, më 1915, tërheqjen nga porti i Vlorës ku me të ka udhëtuar edhe mbreti serb, bashkë me familjen mbretërore”.

Është gjendur edhe menyja, se çfarë gatuhej në anije. Tregohet se kjo tragjedi deri vonë ka pasur varrezat e famshme italiane në Vlorë, të paktën kanë ekzistuar aty deri në Luftën e Dytë Botërore.

Këto zbulime, të paktën tani për tani, komentohen si kuriozitete historike meqë nga Lufta e Parë Botërore kanë mbërritur shumë pak të dhëna, dhe gjetja e kësaj nëndetëseje mendohet së mban rëndësinë e dëshmisë.

Por, kaq mund të lexohet nga e gjitha ekspedita që Tare thotë do të mblidhen në një album. Më përtej për përftime turizmi apo muze as që bëhet fjalë. Shqipëria vazhdon të mbetet një hartë e hapur ndaj grabitjes dhe shpërfilljes së shtetit edhe për këto pasuri. Ndërkohë që këto zbulime janë një hartë krejt e hapur ndaj grabitësve të specializuar!

“Nuk e vështirë për t’i ruajtur po duhet përkushtim dhe infrastrukturë. Të jemi të ndershëm shumë pak dihet dhe vlerësohet pasuria nënujore, deti është parë si një gjë pa vlerë tek ne. Në botë janë ndërtuar muzeume të tëra për këto si atraksion turistik dhe vlera historike. Këto janë politika që i bën ministria e kulturës e cila gjykon nëse janë të dobishme, por unë gjykoj se përveç kuriozitetit historik ka dhe interesa ekonomike”, ky është një qëndrim politik i Tares! Brezi i ri dhe të huajt e shikojnë me interesa pjesën e detarisë, por fatkeqësisht “ende s’kemi bërë diçka që t’ia vlejë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here