Në të gjithë këshillat bashkiakë / PD dorëzon këtë javë kërkesën për uljen e taksës së tokës

0
145

 

 

keshilli bashkiak tiraneKryebashkiakët demokratë si dhe këshilltarët e djathtë në të gjitha bashkitë e vendit do të depozitojnë këtë javë kërkesën nëpër këshillat bashkiakë përkatës për ta ulur taksën e pronës me 30%, niveli maksimal që e lejon ligji i taksës mbi pronën. Ulja e taksave dhe e çmimeve të naftës dhe energjisë janë pjesë e platformës së Partisë Demokratike për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve dhe biznesit. Në këtë kontekst, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndërmarrë një tur takimesh me temën “Fjalën e kanë qytetarët”, ku ka diskutuar disa nga pikat e platformës së ardhshme të forcës më të madhe opozitare. Sipas Bashës, ky diskutim do t’i shërbejë përgatitjes së platformën qeverisëse, ku biznesi i vogël do të paguajë 0.5% të xhiros vjetore, ku çmimi i energjisë dhe karburantit të ulet, TVSH-ja për mallrat e shportës të eliminohet, si dhe do të rikthehet taksa e sheshtë 9%.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here