Rama i pranishëm / Minisamit evropian në Bruksel për krizën e refugjatëve

0
130

 

 

Rama-MerkelNjë minisamit evropian u mbajt në Bruksel për çështjen e krizës së refugjatëve. Tryeza e nivelit të lartë pati për “qëllim të përmirësojë bashkëpunimin dhe të rrisë konsultimet mes vendeve pjesëmarrëse”, sidomos mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Hungarisë. Kryeministri Edi Rama që ishte i pranishëm, nga Brukseli tha: “Është i nevojshëm koordinimi në nivel rajonal edhe pse Shqipëria nuk është e prekur ende. Ai tha se besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë”. Ai shtoi: “Pa dyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku, si evropianë”,- tha Kryeministri Rama në Bruksel. Ndërsa Shqipëria, Holanda dhe Suedia u shtuan të premten pasdite në listën e vendeve pjesëmarrëse të Korridorit Ballkanik, meqenëse këto tre shtete konsiderohen si “potenciale” për rrugën e refugjatëve. Ndërkohë, deri tani, kalimi i refugjatëve në rrugën e tyre migratore drejt veriut është lejuar nga shtetet e rajonit, për sa kohë destinacioni i tyre ishte i qartë, e dyert e vendeve ku këta duan të mbërrijnë vazhdojnë të mbeten të hapura. Por, nëse kjo ndryshon, atëherë Serbia, Bullgaria e Rumania do t’i mbyllin pa hezitim kufijtë e tyre. Paralajmërimi, që tingëllon më shumë si kërcënim, vjen përpara bisedimeve mes shteteve ballkanike dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian. Presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi gjithashtu se, po nuk u gjet një zgjidhje, vendi i tij do të hidhet vetë në veprim, para se të jetë shumë vonë. Më herët, Kryeministri Miroslav Cerar refuzoi të përjashtonte mundësinë e ngritjes së një barriere telash me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë. Gjermania, deri më tani nuk ka lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të presë emigrantë të tjerë. Megjithatë, Bullgaria po e ndjek situatën me vëmendje të madhe. “Ne qëndrojmë në gatishmëri, që të mos i lejojmë vendet tona të kthehen në zona qëndrimi, nëse Gjermania dhe Austria mbyllin kufijtë. Në çdo moment, edhe ne do të jemi gati t’i mbyllim kufijtë tanë”, – tha Boiko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë. Homologu i tij slloven ishte në një linjë me shqetësimet e Borisovit, në pohimet e tij se Sllovenia nuk mund të kthehet në “xhep” për refugjatët, që mbeten në mes të rrugës, në rast se Austria dhe Gjermania do të refuzojnë pranimin e refugjatëve të tjerë. “Suksesi i samitit, – shkroi Pahor në faqen e tij në Facebook, – do të matet pjesërisht me implementimin e kontrolleve më të rrepta, për t’iu ndaluar emigrantëve rrugëtimin nga Turqia drejt Greqisë”. Edhe për Kryeministrin kroat, Zoran Milanoviç, të tilla kontrolle janë e vetmja zgjidhje e kësaj krize të ngutshme. Çdo gjë tjetër është thjesht humbje kohe, u shpreh ai. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, mbi 9000 emigrantë kanë mbërritur çdo ditë në Greqi javën e kaluar, niveli më i lartë ky i regjistruar deri më tani përgjatë gjithë këtij viti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here