Alarmi /  Konfirmohet nga OBSH: Mishi i përpunuar shkakton kancer

0
155

 

Organizata Botërore e Shëndetit bëri me dije se mishi i kuq, si ai i qengjit, derrit dhe lopës, si dhe ai i përpunuar, rrit mundësinë e prekjes nga kanceri

vica-te-therur-per-kasapet-dhe-restorante-6752-cf_2

Edhe pse kishte ditë që përflitej, tashmë është zyrtarizuar nga OBSH-ja fakti se mishi i përpunuar sjell rrezik shumë të madh në shëndetin e njeriut, duke shkaktuar sëmundje të pashërueshme si kanceri. Kimikatet e ndryshme që përdoren gjatë përpunimit të tij për të ndryshuar shijen janë shkaktarët e sëmundjes vdekjeprurëse. Ky është përfundimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku sipas raportit tregon se konsumimi i 50 gr mishi të përpunuar në ditë, më pak se dy feta proshutë, rrit mundësinë e zhvillimit të kancerit me 18%. Ky rrezik rritet nëse sasia e konsumuar është më e lartë. Madje sipas deklaratave të mjekëve, produktet e mishit të përpunuar rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri, po aq sa edhe konsumi i duhanit apo alkoolit. Pra raporti thekson se ngrënia e një sanduiçi është njësoj i dëmshëm sa ju të pini një paketë cigare. “Për një individ, rreziku i zhvillimit të kancerit në zorrë për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por ky rrezik rritet me sasinë e mishit të konsumuar”, – deklaroi dr. Kurt Straif nga OBSH. Të dhënat tregojnë se 34.000 njerëz vdesin çdo vit nga kanceri i zorrë dhe ky numër mund të ulet nëse njerëzit mbajnë dieta të forta sa i përket produkteve të mishit të përpunuar. Gjithashtu edhe mishi i kuq, sjell rrezikun e rritjes së qelizave kancerogjene, por kjo nuk është vërtetuar ende përfundimisht. Një në 17 njerëz që konsumojnë mish të përpunuar pësojnë vdekje të parakohshme. Ndjekja e një diete ushqimore me pak mish do të evitonte vdekjen e parakohshme të 31000 personave për shkak të sëmundjeve kardiake, 9000 nga kanceri dhe 5000 nga iktusi. Industria e mishit është ngritur kundër këtij deklarimi, duke vënë në dukje se edhe vetë shkencëtarët nuk bien dakord unanimisht me këtë studim. Nga ana tjetër nutricionistët prej kohësh kanë sugjeruar kufizim në përdorimin e mishit për arsye të problemeve që ai sjell me kolesterolin e lartë. Studimi që është publikuar në revistën “The Lancet Oncology”, pritet të provokojë debate në një kohë kur kërkesa për ushqim po bëhet shumë e madhe. Verdikti tronditës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se mishi i përpunuar si proshuta, salçiçet shkaktojnë kancer u nxor dje në media.
Çfarë është mishi i përpunuar?

Përpunimi i mishit kryhet për të zgjatur jetëgjatësinë e tij nëpërmjet konservimit, kriposjes ose ruajtësit, apo dhe për të ndryshuar shijen me anë të tymosjes. Thjesht grirja e një bifteku nuk do të thotë se ai është mish i përpunuar. Tek mishi i përpunuar hyjnë proshuta, suxhuku, hot dogu, sallami, mishi i kripur, mishi i tharë etj. Këtyre u shtohet edhe mishi i ambalazhuar, përfshirë këtu mish qengji, mish lope dhe mishi i derrit, që janë klasifikuar si shkaktarë të mundshëm të kancerit. Shpesh njerëzit janë më të prirë të konsumojnë mish të përpunuar pasi preferojnë të ushqehen nga fast food-et që e servirin këtë produkt. Gjithmonë statistikat botërore të shëndetit, në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar që kombet të cilat konsumojnë më shumë mish, kanë prekshmëri më të madhe nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri. Grupet e vegjetarianëve në vende të ndryshme kanë shkallë prekjeje më të vogël se ato, gjë e cila ul ndjeshëm numrin e personave që mund të preken nga sëmundjet e lartpërmendura. Ndërsa për mishin e kuq, sipas BBC në raport thuhet se ekziston mundësia që edhe ky të jetë një produkt i cili rrit rrezikun për kancer, por provat janë akoma të kufizuara dhe se pritet të vërtetohet në vazhdimësi një fakt i tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here