PD, Hajdarmata: Thellohet skandali me luksin qeveritar, zyra e Ramës gënjeu 30-fish

0
179

Dënohet Taulant Balla shpifi per shkelzen berishen

 

Partia Demokratike akuzoi sërish dje qeverinë lidhur me tenderin për makinat e reja, duke theksuar se reagimi i shumicës përmes portalit “transparenca.al” e thelloi edhe më shumë skandalin e çështjes. “Zyra ku prodhohet propaganda e Edi Ramës, pretendon se po kursehet dhe thotë se aktualisht qeveria shpenzon 636 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave që ka. Në fakt, qeveria ka shpenzuar në një vit vetëm 23 mijë euro për mjetet e transportit, referuar këtij dokumenti zyrtar të thesarit. Zyra e Edi Ramës ka gënjyer 30 fish, me shumën e paraqitur. Një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar këtë shpenzim skandaloz për luks qeveritar, për ministrat e zhytur në korrupsion”, – tha nga selia blu deputetja Hajdarmata. Më tej ajo renditi disa shifra duke theksuar: “2 milionë euro ka vendosur Edi Rama t’ia japë ndërtuesit të tij personal, të vilave të tij në Dardhë dhe në Durrës, Gon Papulit, që ai vetë dhe ministrat e tij, të thellojnë edhe më shumë pabarazinë, varfërinë e mjerimin në këtë vend. 44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij. 2 milionë euro që Tahirët, Beqët e Damianët me në krye Ramën, t’i shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit. Dhe në fund, sërish makinat i mbeten Papulit të Ramës”. Sipas PD-së kjo është një aferë korruptive që kutërbon mbarë vendin pasi theksoi deputetja demokrate 2 milionë euro do mjaftonin për t’u falur qytetarëve të pamundur kamatvonesat e energjisë. “2 milionë euro, pagesa e 41 mijë të papunëve, ose 34 mijë pensione fshati, apo 18 mijë e 700 pensione qyteti, që Edi Rama ia jep Papulit të tij. Shqiptarët nuk mund të lejojnë një tallje të tillë nga qeveria. Është ora për tu ngritur e për ti ndalur hajdutët e xhamave të zi”, – pohoi ajo.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here