PD: Rama i jep hekurudhën e naftës djalit të Valentina Leskajt. Ministria: Ishte e vetmja ofertë

0
216

liljana

 

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur ti japë mikut dhe dontatorit të tij, djali të deputetes socialiste Valentina Leskajt, ekskluzivitetin e hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vite. “Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit. Ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim. Me filozonë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra. Çdo ditë, pas çdo tenderi, pas çdo koncesioni, pas çdo pasurie kombëtare po shfaqet një mik i Edi Ramës, që ndan fitimet më të”, tha deputetja e PD-së Liljana Elmazi. Ndaj deklaratës së PD-së reagoi dje Ministria e Transporteve e cila theksoi se tenderi nuk ka qenë I jashtëligjshëm dhe pa transparencë. “Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë. Ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi I kompanive “ALB STAR” sh.p.k dhe “Matrix Construction” sh.p.k. Nga studime të shumta,infrastruktura hekurudhore në tërësi dhe ajo e këtij segmenti në veçanti, paraqitet tejet e amortizuar dhe kërkon ndërhyrje”, thuhej në njoftim i cili bënte të ditur se Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fier – Ballsh dhe Ballsh – Vlorë do të jepet me koncesion për një periudhe prej 25 vjetësh, brenda së cilës do të përfshihen: Periudha për rehabilitimin e segmenteve hekurudhore dhe periudha e operimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here