Qyteti Studenti/ Investime 47.5 milionë lekë për shpërndarje të energjisë elektrike

0
170

 

 

Adrian Çela ossheQyteti Studenti pas kushteve të këqija ku studentët banonin, tashmë do të ketë një investim për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Për rritjen e standardeve të këtyre kushteve do të ketë një investim rreth 47.5 milionë lekë ku së pari do të shkojnë për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, prej së cilës do të përfitojnë mbi 2500 abonentë. Ndërkohë rikonstruksionit do t’i nënshtrohen 10 kabina ekzistuese si dhe do të ndërtohen dy kabina të reja duke krijuar kështu më shumë hapësira studentëve të cilët preferojnë të qëndrojnë në këtë zonë. Në lidhje me këto investime, zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, tha gjatë inspektimit të nisjes së investimeve, se janë pagesat e energjisë ato që po bëjnë të mundur realizimin e këtyre projekteve për Qytetin Studenti. “Ne nuk kemi objektiv thjesht të rrisim fitimet e kompanisë, të shlyejmë detyrimet e të tjera si këto, por në radhë të parë të garantojmë se ky sistem do ta furnizojë energjinë siç e kërkojnë konsumatorët. Me gjithë kakofoninë e krijuar gjatë këtyre ditëve, është mirë që njerëzit ta dinë se ky sektor erdhi nga kolapsi dhe tanimë po kthehet në një sistem që vetëmbahet, financohet, investon, rrit cilësinë e investimit dhe nuk mobilizon asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Ishin 150 deri 170 milion euro në vit humbje nga sistemi energjitik dhe tanimë ato para mund të përdoren kudo në sektorët e ekonomisë”, – u shpreh Bejtja. Ndërsa administratori i OSHEE-së Adrian Çela u shpreh se investimi në Qytetin Studenti është pjesë e investimeve që po kryhen në të gjithë territorin e Tiranës.
“Vetëm për qytetin e Tiranës janë rreth 2.5 miliard lekë investime që janë në proces në zona të ndryshme. Në Qytetin Studenti investimi nuk ka të bëjë me logjikën e mëparshme për ndërhyrje në zonat me humbje dhe vjedhje të mëdha të energjisë. Kjo është një zonë që e paguan në mënyrë të rregullt energjinë, por këtu kemi një rrjet shumë të vjetër të shpërndarjes, i ndërtuar që në vitet ‘60. Janë mbi 2500 abonentë që përfitojnë nga këto investime që do të kryhen”, – deklaroi Cela në lidhje me shifrën e investimeve. Pjesë e këtij investimi gjithashtu do të bëhet kalimi nga rrjeti 6 kV i N/Stacionit Traktora 35/110 kV i dhe në rrjetin 20 kV i N/Stacionit Traktora 35/110 kV. Gjithashtu, do të eliminohen të gjithë linjat ajrore të rrjetit 6 kV që janë aktualisht në Qytetin Studenti. Ndërkaq ky investim ti pritet të përfundojë brenda tre muajsh nga data e nisjes së punimeve ku pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji si dhe të kushteve të tjera aty. Ndonëse me fillimin e vitit të ri shkollor, investimet fillojnë pikërisht në kohën kur studentët janë akomoduar për të banuar aty përgjatë gjithë vitit akademik. Problematikat e ndryshme me të cilat atyre i është dashur të ndeshen si pasojë e një ambienti jo të përshtatshëm për të banuar, si dhe çmimet stratosferike, kanë ndikuar në uljen e kërkesave të atyre që kanë dashur të banojnë tek Qyteti Studenti për këtë vit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here