De Biasi: Manaj në Francë nëse luan, Januzaj nuk ktheu as mesazh

0
150

 

de-biasi3

Rey Manaj është një nga talentet më premtues të kombëtares së Shqipërisë, por i duhet të rritet ende në aspektin profesional. De Biasi e ka në planet e tij të Francë 2016, por Manaj duhet të tregojë më të mirën e tij me Interin për të merituar një fanellë në Evropian. Në intervistën e dhënë për “Opinion”, lidhur me keqkuptimin qe ndodhi me Manaj, De Biasi i është përgjigjur se nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. “Iu përcoll diçka që unë kisha thënë, e cila ishte diçka pozitive dhe jo negative dhe duke qenë se ai ndoshta nuk është shumë i zgjuar nga pikëpamja e komunikimit gaboi, por e kuptoi menjëherë gabimin dhe u pendua, por duhet thënë se është i ri dhe prandaj ndodhin këto gjëra. Ai është vetëm 18 vjeç, ka lindur në vitin 1997, është një fëmijë, por është një djalë shumë i mirë. Nëse ai do të bëjë një kampionat të mirë me Interin, patjetër që mund të jetë pjesë e ekipit në Francë, po nuk luajti, do ta ketë më të vështirë”, – ka thënë De Biasi. Por tekniku foli edhe për talentin tjetër shqiptar Januzaj. Mesfushori i Manchester United, tani i huazuar në Gjermani te Borussia e Dortmundit, Adnan Januzaj, ka bërë një zgjedhje dhe ajo është të luajë për përfaqësuesen e Belgjikës. Kjo zgjedhje nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve shqiptarë dhe refuzimi i kombëtares së Shqipërisë vazhdon të jetë temë në mediat shqiptare. Trajneri Gianni De Biasi ka kërkuar me ngulm që ai të jetë pjesë e kombëtares, por gjithmonë ka hasur në refuzim të vazhdueshëm nga babi i lojtarit, i cili nuk i ka kthyer përgjigjur trajnerit italian. “Problemi me Januzajn ishte se ne nuk arrinim të flisnim dot personalisht me atë, por çdo gjë duhet më parë ta diskutonim me babain e tij. Me të atin e Januzajt nuk kam arritur të flas asnjëherë. I kam dërguar shumë mesazhe, por nuk m’u përgjigj asnjëherë. Në fakt, ia kam dërguar në disa gjuhë për të kontaktuar. I kam dërguar mesazhe në shqip, në frëngjisht dhe në anglisht, por në asnjë nga këto gjuhë nuk më është përgjigjur. Mendoj se kjo është një gjë vërtet e trishtueshme, sepse së paku ai mund të përgjigjej dhe të thoshte që Januzaj nuk do të vijë me ne, por të paktën do të merrnim një përgjigje. Mjaftonte që të më thoshte: “Zoti De Biasi ose De Biasi shkurt, djali im nuk do të luajë për Shqipërinë”, kaq”, – ka thënë 59-vjeçari për fund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here