1 ton drogë për Itali, punëtori: Më lironi, kam familje për të mbajtur

0
171

 

ne burg

 

U kapën me një ton drogë në operacionin e koduar “Poker”, mbeten në burg tre personat e arrestuar dy net më parë në Portin e Durrësit teksa tentonin që me një trajler dhe një kamionçinë të kalonin kanabisin në Itali. Albert Doku, 51 vjeç, Ervin Pëllumbi, 36 vjeç, dhe Gani Bushati, 55 vjeç, u paraqiten këtë të mërkurë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njohën me masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tyre. I vetmi që foli para gjykatës ishte Gani Bushati, ku duke kërkuar lirimin e tij pasi kishte për të mbajtur familjen mësohet të ketë deklaruar se ai ishte thjesht punëtor në punishten e druve në Bushat dhe s’kishte dijeni për drogën.

Aktualisht hetimet për këtë rrejt trafiku narkotikësh janë të hapura ndërsa gjykata dha dhe një masë sigurie në mungesë për një 45-vjeçar të konsideruar si pronari i drogës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here