Jahjaga do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin

0
132

jahjaga kosove

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka konfirmuar se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të vlerësuar përputhshmërinë e parimeve të këtij organi me Kushtetutën e Kosovës. Këto komente, Jahjaga i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Austrisë Hainz Fischer, i cili po qëndron për  një vizitë dy ditore në Kosovë. Ndërkohë Jahjagamë parë I kishte ftuar  partitë politike që të bisedojnë dhe të tejkalojnë gjendjen e krijuar në Kuvend, duke u zotuar se ajo do të luaj rolin e saj kushtetues që ka në këtë proces.”Fatkeqësisht ftesa ime për një takim të përbashkët me spektrin politik ende nuk është pranuar nga opozita. Në takimet e ndara që kam pasur me kryeministrin, zëvendëskryeministrin si dhe liderët e opozitës, kam propozuar që në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese, t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky propozim i imi është përshëndetur dhe unë do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, tha Jahjaga. Nga ana e tij, Presidenti i Austrisë tha se është duke e vëzhguar me interes situatën e brendshme politike në Kosovë. Ai shtoi se, bashkëpunimi mes opozitës dhe pozitës, në secilën demokraci europiane është problematik, megjithatë shfaqi bindjen se institucionet e Kosovës kanë kapacitetet e tyre për zgjidhjen e situatës. Ai u ndal te marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se, për këtë temë nuk bëhet fjalë që të ketë rrafsh të ri kushtetues, por këto komuna të kenë të drejtën të bashkohen nëse mundet, mirëpo Presidenti austriak shtoi se “këtë vendim duhet ta marrin Parlamenti dhe institucionet”. Presidenti austriak është pritur me nderime të larta shtetërore në Prishtinë. Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova i është mirënjohëse Austrisë për rolin që ka luajtur në shtet-ndërtimin e Kosovës, përfshi edhe procesin negociator në Vjenë që qoi deri te shpallja e pavarësisë.Kurse, presidenti Fischer e ka përgëzuar Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.”Procesi integrues i Bashkimit Evropian nuk do të konsiderohet i përfunduar përderisa të mos integrohen edhe 6 shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor”,tha Fischer.Ai shprehu optimizmin e tij se nuk do të jetë i largët as procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.Presidenti Fischer, gjatë vizitës së tij dy ditore, do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit, krerët e Qeverisë dhe përfaqësues tjerë të jetës publike.Por nga ana tjetër duket se   duket se ekziston një pajtueshmëri, që qeveria të mos ngutet me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, pa u trajtuar më parë përmbajtja e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese. Ky hap i ndërmarrë nga Presidentja pritet të zbusë qëndrimet e opozitës dhe do të ndikojë në normalizim të situatës, të paktën deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here