Operacioni “Enigma”   / Shkatërrohet organizata kriminale e shqiptarëve, 1 ton heroinë në vit

0
210

 

U deshën 5 vite hetime për të rënë në gjurmët e këtij rrjeti kriminal. Kjo, për arsye se struktura e tij ishte e mirorganizuar deri në perfeksion sipas policisë. “Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike.

altin dhe emilian emiljan hajri

Për të goditur grupin kriminal, policisë italiane dhe asaj shqiptare i janë dashur 5 vite hetim. Kjo për arsye se struktura e grupit ishte e ndërtuar në mënyrë të atillë që edhe nëse zbulohej një qelize e vetme, organizata të mos e ndërpriste tregtimin e lëndëve narkotike. Policia e shqiptare ka dhënë gjatë ditës së djeshme të tjera detaje në lidhje me operacionin e koduar “Enigma” të zhvilluar nga polica italiane në bashkëpunim me atë shqiptare, ku u vunë në pranga 16 persona dhe 5 të tjerë ndodhen në kërkim. Dy prej personave janë vënë në pranga në Shqipëri dhe 14 në Itali. Organizata kriminale mësohet se kishte nisur të funksiononte që në fund të vitit 2000, fillim të vitit 2001, kur në Itali kishin shkuar dy krerët e saj, vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri. Paratë e drogës ata mësohet se i kanë investuar në biznese të shumta në zonën e Shijakut, nga ku edhe ishin ata. Kjo organizatë në rrugë të ndryshme, fuste në Itali 1 ton heroinë në vit, ndërsa gjitha shpërndahej në zonën veriore të Gadishullit Apenine.

 

5 vite hetime

U deshën 5 vite hetime për të rënë në gjurmët e këtij rrjeti kriminal. Kjo për arsye se struktura e tij ishte e mirorganizuar deri në perfeksion sipas policisë. “Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese. Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme. Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botërore”, – sqaroi policia.

 

Trafik dhe investime

Krerët e organizatës kriminale ishin në Shqipëri ndërsa në 1 vit ata kanë arritur që të fusnin në tregun italian deri në një ton heroinë. Sasia transportohej jo vetëm përmes makinave, por edhe përmes ajrit, ndërsa struktura ishte ndërtuar në celula në mënyrë që të mos arrestoheshin nga policia. Sipas policisë, paratë përfituara nga aktiviteti kriminal investoheshin në Shqipëri në sektorin turistik dhe hotelerisë. Ndërkohë kanë vazhduar kontrolle në Itali dhe në Shqipëri si dhe janë impenjuar forca të shumta policore nga të dy strukturat policore në bashkëpunim dhe koordinim të plotë.

 

NË KËRKIM:

Altin Hajri

Emiljano Hajri

TË ARRESTUARIT:

Gentian Mecvollari, 31 vjeç

Klevis Sena, 26 vjeç

Kastriot Rizaj, 34 vjeç

Hajri, Balla 52 vjeç

Algen Bushi, 32 vjeç

Martin Sinani, 32 vjeç

Alket Plaku, 38 vjeç

Ermal Dorda, 30 vjeç

Durim Vishkurti, 35 vjeç

Sokol Çota, 39 vjeç

Ardit Kurti 32 vjeç

Fisnik Kuci, 30 vjeç

Shahin Mecollari, 28 vjeç

Armando Sherko, 29 vjeç

Haxhiaj Gerald, 28 vjeç

Erion Cullhaj 27 vjeç

 

 

Vilat dhe hotelet e sekuestruara në Shijak vëllezërve Hajri

 

Altin dhe Emiljan Hajri nga Shijaku janë dy kapot e organizatës kriminale që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në drejtim të Italisë. Atyre u janë sekuestruar një sërë pronash në Shijak. Një fotot më poshtë shikoni pikërisht pronat e dy shqiptarëve nga Pjezgë në Shijak. Mësohet se i pari që kishte shkuar në Padova, kishte qenë Altin Hajri në vitin 2000. Pas tij në këtë qytet kishte mbërritur dhe vëllai i tij, Emiljano. Në këtë qytet ata kishin hyrë në kontakte me grupe të trafikut të drogës, por ata kishin treguar cilësi të lartë organizimi thuhet në deklaratën e policisë italiane. Avash-avash ata kishin krijuar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogave. Të arrestuarit lekët i sillnin në Shqipëri me korrierë dhe i investonin në zonën e tyre në Shijak që njihej edhe me emrin “Lagjia e Çobenjve”.

 

BOX

Altin Hajri, pronar i një kompanie nafte në Shijak

 

Një tjetër rast ku pronari i një kompanie hidrokarburesh është përfshirë në trafikun e drogës është zbuluar nga policia italiane e ajo shqiptare. Ai është Altin Hajri, i shpallur në kërkim si kreu i organizatës kriminale të 21 shqiptarëve të përfshirë në narkotrafik. Hajri rezulton pronar i “Alt Oil 2008” me seli në fshatin Xhafzotaj, kompani e krijuar 7 vite më parë. Dy vëllezërit nga Shijaku Altin dhe Emiljano Hajri në kërkim si krerët e organizatës kriminale të përbërë nga 21 shqiptarë e cila operonte në trafikun e drogës mes Italisë e Shqipërisë, fitimet e tyre nga kjo veprimtari i investonin në Shqipëri në hidrokarbure e bar restorante, – bëjnë me dije hetuesit. Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë faksimilen e bizneseve të Altin Hajrit, i cili rezulton pronar në kompaninë e hidrokarbureve “Alt Oil 2008”. Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit kompania e personit të konsideruar “kapo” i grupit të strukturuar kriminal të drogës, operon me seli në Durrës Xhafzotaj pranë Kompleksit “Golden” për të cilin mediat italiane raportojnë se është pronë e vëllezërve Hajri.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here