Zyrtarizohen emrat e kandidatëve për kreun e FIFA-s

0
176

 

FIFA,

 

Zbardhen zyrtarisht emrat 7 kandidatëve që do të garojnë për president të FIFA-s në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet 26 shkurtin e ardhshëm në Zyrih të Zvicrës. Federatat që bëjnë pjesë në qeverinë e futbollit botëror kanë propozuar emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s dhe mes tyre figuron edhe ai presidentit aktual të UEFA-s Michel Platini. Ky i fundit edhe pse është i pezulluar për një periudhë tre mujore nga komisioni i etikës në FIFA, është përfshirë në listën e kandidatëve. Por prania përfundimtare e francezit në këtë garë do të varet nga vendimi që do të marrë komiteti elektoral Ad-Hoc i FIFA-s. Nëse Platini-së do ti përfundojë periudha e pezullimit përpara zgjedhjeve presidenciale atëherë gjithçka do të jetë në dorë të komitetit elektoral Ad-Hoc i cili do të vendosë nëse francezi do të jetë një prej kandidatëve. Tashmë është zyrtare në garën për president të Fifas do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s italiani Gianni Infantino. Favoriti kryesor për të triumfuar në këto zgjedhje, nëse Platini nuk do të jetë një prej kandidatëve është princi i Jordanisë Ali Bin Al Hussein. Ndërkohë 4 emrat e tjerë që do të marrin pjesë në zgjedhje janë, francezi Jerome Champagne, Musa Hasan Bility, sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa dhe Tokyo Sexwale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here