Skandali i serverit të Tatimeve / Berisha zbardh pyetjet e këshilltarit të Ramës për Riston: Prençi dhe Braho ia kaluan prokurorit

0
147

 

 

berisha kuvendIsh-kryeministri Sali Berisha denoncoi dje në sallën e Parlamentit atë që e cilësoi si skandalin e pyetjes së Renaldo Ristos, specialisti i IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, i cili u ndalua në lidhje me atë që njihet si “skandali i serverit të Tatimeve”. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha tha se me anë të këshilltarit të tij, Rama kërkonte që të influenconte në hetimin që po bëhej. Më pas, sipas ish-kryeministrit, pyetjet i kalonin Ahmet Prençit e Spartak Brahos, të cilët ia nisnin prokurorit. “Është luftë midis tyre është luftë që bëhet midis tyre, meqë jam këtu dua të informoj shqiptarët për dokumente origjinale email-e të dërguara direkt nga zyra e Ramës nëpërmjet famozit Ermal Beqiraj, hajdutit të serverit, njeriut të serverit, i cili i dërgonte Ahmet Prençit më datën 14 dhjetor 2013 në orën 12:25. Ermal Beqiraj dërgon tek Ahmet Prençi dhe Premçi tek Braho dhe prokurori se si zyra e Kryeministrit i dërgon prokurorit pyetjet që duhet t’i bënin Ristos, pasi tani duhet të dënonin Riston dhe të fshihnin gjurmët”, – theksoi Berisha në Kuvend.

 

Pyetjet e Ermal Beqirajt, ndaj Ahmet Prençit e Spartak Brahos:

  1. Përse nga ana juaj nuk u kundërshtua grupi i auditit të Ministrisë së Financave nëse vlerësonit se s’duhet të futeshin në ambientet e serverëve dhe në sistem?
  2. Perse nuk informuat me shkrim drejtoren e Përgjithshme për shqetësimet që kishit lidhur me auditin dhe probleme te tjera qe keni ngritur me pas?
  3. Perse nuk informuat me shkrim Drejtoren e Përgjithshme ne lidhje me problemet e konstatuara me dt 18.11.2013( referuar deklarimeve për ndryshimin e datave) ?
  4. Perse nuk u informua titullarin e institucionit për problematikat e hasura me datën 21.11.2013?
  5. Perse dorëheqja me shkrim e bere nga ana juaj e bere me datën 18.11.2013, është regjistruar ne protokoll me datën 20.11.2013. Kush ishte arsyeja e dorëheqjes?
  6. Kush lejohet te futet ne serverët e sistemit te informacionit, kush janë procedurat për tu futur tek këta serverë, cfar rregullash ka te parashikuara për këtë qellim?
  7. Si kane qene kushtet e sigurisë fizike dhe teknike te ambientit ku janë serverët?
  8. A ka procedure te sigurimit te te dhënave (Bekap) ne raste sulmesh apo ndërhyrjesh ne sistem. Cfarë aktesh rregullojne këtë procedure?
  9. Kush i ka krijuar vpn-te dhe cili ka qene qëllimi i tyre, kur janë krijuar dhe kujt i takojnë? Cila është procedura për krijimin e tyre? Sa është periudha qe duhet te jene aktive vpn-te?
  10. Cila është procedura e ruajtjes se logeve (ndërhyrjeve) ne ruterin qendrore dhe pse është aplikuar transferimi i tyre ne adresën tuaj private?
  11. Perse keni lejuar përdorimin e kredencialeve (juzer, pasuord) te sistemit tek me shume se një person?
  12. A keni përdorur dokumentacion teknik qe rregullojnë funksionimin e sistemit dhe serverëve?
  13. A ka ndodhur qe ne ambientet e serverëve dhe ne serverë te jene futur persona qe nuk janë pjesë e stafit te IT ne DPT?
  14. A ka ekzistuar ne DPT një sektor i specializuar për sigurimin e te dhënave? Nëse po ne çfarë periudhe? Po ne kohen qe keni ushtruar funksionin e Drejtorit a ka funksionuar kjo strukture?
  15. A keni patur here tjetër ndërhyrje ne sistem, nëse po kur? Cfarë masash keni marre?
  16. A ka mundësi Drejtoria e IT te ndryshoje kredencialet (pasuordet) ne sistem ne mënyrë te pavarur nga kompanitë kontraktore qe kane ndërtuar sistemin?A keni marre ju ne dorëzim sistemin nga këto kompani?
  17. A duhet te ekzistoj procesi i fshirjes se te dhënave ne sistem? Nëse po ne cilat raste? Kush janë procedurat për këtë rast?
  18. A janë konstatuar anomali ne pasqyrimin e shitjeve dhe blerjeve ne sistem? A i evidenton sistemi këto anomali?
  19. A ka ekzistuar ne IT një server auditi? A ka qene aktiv gjate gjithë kohës?
  20. A keni dijeni për procedurat e implementimit te sistemit te ri informativ për te cilën është çelur kredia 1.5 milion Euro? Si është zhvilluar tenderi për 20. këtë qellim dhe kush e ka marre ne dorëzim, kush e ka testuar, kolauduar dhe ne ç’fazë është tani ky projekt?
  21. Sipas deklarimeve publike te datës 26.11.2013 është thënë se një kopje e sistemit informativ te Tatimeve ndodhet ne një vend tjetër te sigurte. A keni dijeni se cili është ky vend dhe personat qe kane dijeni për këtë fakt?
  22. A lejohet marrja e bekapeve nga personeli i IT dhe nxjerrja e këtyre te dhënave jashtë institucionit?
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here