Ligji i Sigurimeve Shoqërore /  Pensioni i pleqërisë, duhen 75% të viteve të punës  

0
185

 

Çfarë ju duhet për të përfituar pension të kategorisë së parë dhe të dytë

Energjia, si do të kompensohen 80 mijë pensionistët

Për të përfituar pension të kategorisë së parë dhe të dytë duhet që çdo person të ketë minimumi 75% të viteve të sigurimit të kërkuara. Pra nëse një grua mbush moshën 60 vjeç e 4 muaj nga 2016-ta, duhet që të ketë minimumi 26 vite e 8 muaj punë për të marrë pension pleqërie. Në këtë rast pensioni ulet për vitet e punës që ju mungojnë. “I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 3/4 e viteve të sigurimit. I siguruari që ka plotësuar vitet e sigurimit, nga të cilat jo më pak se 1/2 ka punuar në nëntokë, ka të drejtë të marrë pension në kushtet e kategorisë së parë”, – parashikon ligji i sigurimeve shoqërore. Gjithashtu të gjithë të vetëpunësuarve në bujqësi do t’u njihen vitet e punës që i kanë të papaguara, pavarësisht nëse pagesën e bëjnë pak muaj para mbushjes së moshës. “Të vetëpunësuarve në bujqësi, që plotësojnë kushtet për pension, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund t’u njihen periudhat e së kaluarës, si periudha sigurimi kundrejt pagesës së kontributeve, sipas masës së kontributeve të përcaktuara për vitin kur kryhet pagesa, por jo për periudhat para datës 1.10.1993”, – parashikon ligji. Ndërkohë skema aktuale nuk parashikon më pensione në fshat dhe qytete, duke hequr ndarjen e vjetër. Nëse plotësoni moshën dhe vitet e sigurimit pensioni minimal është 14 450 lekë si në fshat dhe në qytet. Gjithashtu ligji i sigurimeve thotë se për gratë do të vazhdojë të njihet periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë deri më 31.12.2032, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet.
Pensionistët

“I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 3/4 e viteve të sigurimit. Ndërkaq, të siguruarit që ka plotësuar vitet e sigurimit, nga të cilat jo më pak se 1/2 ka punuar në nëntokë”.
Formula e pensionit do të jetë sa 1% e kontributeve mesatare të çdo viti.
Pensioni i pleqërisë llogaritet në bazë të formulës së re, ku merret parasysh 1% e kontributeve të derdhura për çdo vit dhe më pas kjo shumë, shumëzohet me vitet e punës që ka çdo individ. Pra me një pagë 50 mijë lekë për 36 vite punë, kontributi mesatar është 500 lekë, duke e shumëzuar me 36 vite punë, shkon 16 e 500 lekë. Kësaj shume i shtohet dhe masa e pensioni social 6750 lekë, pra pensioni i plotë për një pagë 50 mijë lekë do të jetë 23 mijë e 200 lekë. “Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, ndërsa shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social”, – thuhet në ligjin e sigurimeve shoqërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here