Shkodër E moshuara qëllon veten me armë se përmbarimi do t’i sekuestronte shtëpinë

0
193

 

 

arma e krimitNjë 65-vjeçare humbi jetën këtë të hënë pak orë pasi u vetëplagos me pistoletë në banesën e saj kur përmbarimi i njoftoi se do t’i konfiskonte shtëpinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e dytë të një banese në lagjen “Naim Gjylbegu” pranë stadiumit në Shkodër, ku pak minuta para se përmbarimi të ekzekutonte vendimin, 65-vjeçarja Sabahete Puka tentoi t’i jepte fund jetës me armë zjarri. Pas aktit fatal 65-vjeçarja u dërgua menjëherë në reanimacionin e Spitalit Rajonal në Shkodër, por pak orë më vonë ajo ka ndërruar jetë, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që i shkaktoi vetes. 65-vjeçarja ndërmori aktin tragjik pasi mësoi se nipi kishte vendosur banesën pa dijeninë e saj, garanci në bankë, për të marrë një kredi. Mosshlyerja e kredisë nga nipi i viktimës, ka detyruar bankën që të nxjerrë banesën në ankand e cila është blerë nga një pronar i ri. Në momentin kur punonjësit e përmbarimit do të ekzekutonin vendimin për t’ia kaluar banesën pronarit të ri, 65-vjeçarja e tronditur ka tentuar të vritej rreth orës 10.40 në banesën e saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here