Agjencia e autobusëve Elbasan-Tiranë në protestë, nuk zbatohen oraret

0
184

autobus

Një protestë njëorëshe është organizuar dje nga linja e transportit ndërqytetase Tiranë-Elbasan, “El-alba 2”, për shkak të dublimit të linjës me kompaninë partnere. Kujtim Mema, kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, tha se shkak i protestës është moszbatimi i partneritetit. Shoqata kërkon orare të barabarta për të dyja shoqëritë e linjës e në rast se nga Bashkia nuk gjendet një zgjidhje ata shprehen se nga e hëna do të vazhdojnë protestat disaorëshe duke bllokuar stacionin. Aktualisht në linjën ndërqytetase Tiranë-Elbasan operojnë dy kompani, për të cilat ka një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me oraret. Shoqëria që proteston ka një kontratë 20-vjeçare me Bashkinë e Tiranës për këtë linjë, ndërsa dhe më herët nuk kanë munguar akuzat për tenderimin e një shoqërie të dytë nga Bashkia e Tiranës në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here