Një i moshuar ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj një shoferi furgoni, i cili kishte vuajtur një dënim për vrasje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:30, në dalje të fshatit Borsh, ku Luan Kodhima, 72 vjeç, banues në fshatin Borsh, ka qëlluar me armë zjarri “Kallashnikov” në drejtim të automjetit të shtetasit, F. Lala, 59 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Automjeti tip furgon “Sprint”, me targë AA054GX, (mjet i linjës që transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qazim Pali” në Borsh), pasi ka zbritur nxënësit, rrugës në kthim është goditur me armë zjarri automatik “Kallashnikov”, në anën e djathtë të tij (ana e pasagjerit), për pasojë është dëmtuar pjesërisht vetëm mjeti. Rezulton se shënjestra F. Lala, është arrestuar nga policia më datë 14 korrik 1999 dhe është dënuar nga Gjykata me 7 vite burg për veprën penale “Vrasje në rrethana lehtësuese”, të shtetasit R. K. (i biri i Luan Kodhimës) dhe e ka mbaruar dënimin më datë 14 shkurt 2006. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, bashkë me vëllanë e tij: Luan dhe Bashkim Kodhima. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, megjithatë policisë po heton krimin.