Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, gjatë takimit të parë zhvilluar nga grupi parlamentar “Miq të Fëmijëve”, i mbajtur në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh edhe kryetare e komisionit parlamentarë të çështjeve Sociale, Albana Vokshi theksoi se ka ende punë për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë. Sipas Vokshit, është i rëndësishëm krijimi i mbrojtjes, lirive dhe të drejtave të fëmijëve duke theksuar se duhet kaluar çdo aspekt politik. “Fëmijët nuk i kuptojnë politikat që ne bëjmë, por ata janë të parët që i vuajnë pasojat. Ndaj, politika duhet t’u sigurojnë drejtën për shërbim shëndetësor, garantimin e jetesës dhe kushteve pa ta. Pra, ne duhet të sigurojmë zhvillimin normal të fëmijëve shqiptarë. Të sigurojmë një jetë më të mirë për ta, pa dallim ngjyre, prejardhje apo niveli ekonomik”, – u shpreh deputetja Albana Vokshi.