Thellohet kriza /  BSH dhe ndërkombëtarët ulin vlerësimin për ekonominë shqiptare

0
156

 

Për herë të parë në historinë e vendit, Banka e Shqipërisë po e shet lekun me çmim real negativ, po të marrësh parasysh inflacionin

 

banka e shqiperiseErvin Kaduku

 

Pas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, edhe ndërkombëtarët korrigjojnë në ulje vlerësimin për rritjen e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që më pak se dy muaj na ndajnë nga përfundimi i vitit. Raporti më i fundit i BERZH mbi perspektivat rajonale tregon se rritja ekonomike për Shqipërinë pritet 2.3 gjatë këtij viti dhe 3.3% në vitin 2016. Guvernatori i BSH-së, Sejko ditën e djeshme parashikoi me rënie rritjen ekonomike, nga 2.7% në vetëm 2.5%. Edhe qeveria ka bërë të ditur më parë se rritja ekonomike do të ishte 2.7% nga 3 që deklaroi fillimisht. Raporti tregon se pikëpamjet për ekonomitë në Evropën Juglindore shihen me rritje të moderuar, ndërsa rajoni po përfiton nga lehtësimit monetar i prezantuar nga Banka Qendrore Evropiane, me një euro më të dobët dhe çmime më të ulëta të naftës
Megjithatë, BERZH thekson se rritja e kredisë mbetet e kufizuar nga nivele të larta të kredive me probleme në rajon.

Sipas parashikimit, Evropa Juglindore pritet të ketë një rritje të lehtë në 1.6 për qind në vitin 2015 dhe në të njëjtin nivel edhe në vitin 2016. Ekonomia e Greqisë, megjithatë, pritet të tkurret edhe këtë vit dhe gjatë atij të ardhshëm.

Në Ballkanin Perëndimor, ekonomia maqedonase po tregon rritje të fuqishme në normë më të shpejtë në rajon. PBB-ja pritet të rritet me 3.5 për qind këtë vit dhe 3.5 për qind në vitin 2016. Rreziqe të konsiderueshme mbeten ende mosmarrëveshjet e brendshme politike dhe rritja e borxhit publik.

Ekonomia e Malit të Zi gjithashtu është duke parë një zgjerim të fortë pas rezultateve zhgënjyese në 2014. PBB-ja pritet të rritet me 4 për qind në vitin 2016 dhe 3 për qind në vitin 2015. Rritja e fuqishme lidhet direkt me një projekt të madh: autostrada e financuar nga kinezët. Sektori i turizmit ka performuar mirë edhe në vitin 2015, duke kompensuar një rënietë turistëve rusë, me rritjen e numrit të madh të vizitorëve nga rajoni. Megjithatë, një rrezik i madh shtrihet në anën fiskale, që buron nga një nivel në rritje i borxhit publik.

Shqipëria ka përballuar me sukses ndikimin e përmbytjeve të rënda në fillim të këtij viti, por qeveria po lufton ende për të arritur objektivat e miratuara nën programin e FMN-së, nënvizon raporti i BERZH. Autoritetet po rrisin përpjekjet e tyre për uljen e informalitetit në ekonomi dhe gjithashtu, lancimi i Këshillin të Investimeve të mbështetur nga BERZH, në muajin prill, pritet të rrisë besimin e investitorit në periudhë afatmesme. Perspektiva ekonomike e BERZH-it e sheh rritjen në 3.3 për qind në vitin 2016, e vetëm 2.3 për qind në vitin 2015.

 

Sejko

Dy ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, në minimumin e ri historik prej 1.75%. Guvernatori, Gent Sejko, argumentoi se ky vendim u mor për shkak të parashikimeve më pesimiste lidhur me kohën që do të kërkojë inflacioni për t’u kthyer në objektiv. Sipas tij, projeksionet e rritjes ekonomike janë rishikuar në ulje, në nivelin 2.5% deri në 2.7% për vitin 2015.

Në fakt, ajo që ka ndodhur është më e rëndë se kaq. Për herë të parë në historinë e vendit, politika monetare ka hyrë zyrtarisht në terren negativ. Që do të thotë se Banka e Shqipërisë po e shet lekun me çmim real negativ. Kjo, sepse norma nominale e interesit prej 1.75% është më e vogël se sa inflacioni zyrtar i pritshem prej 2%. Pra, interesi real i lekut është -0.3%.

Çfarë e çon normën reale drejt shifrave negative?
Rritja ekonomike mbi të gjitha. Kur rritja ekonomike është e dobët, norma reale ulet; kur rritja ekonomike është e lartë, norma reale rritet. Kjo, pasi, kur ekonomia rritet shpejt, njerëzit presin që të kenë të ardhura më të larta në të ardhmen. Kjo i nxit ata të konsumojnë më shumë tani, duke rritur inflacionin aktual dhe atë të pritshmin. Për të parandaluar ekonominë të mbinxehet dhe inflacionin të dalë nga kontrolli, Banka e rrit normën, duke e bërë lekun më të shtrenjte.

Kur rritja ekonomike është e dobët, procesi shkon në të kundërtën. Njerëzit presin më pak të ardhura në të ardhmen, çka bën që të konsumojnë më pak tani dhe të kursejnë më shumë. Me qëllim që tregu të pastrohet, duhet që norma reale të zbresë poshtë, deri në negativ.

Kjo do të thotë se Banka qendrore mendon që ekonomia është keq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here