Specializimi në fushën e mjekësisë /  Lista e plotë me emrat që i nënshtrohen provimit të specializimit  

0
203

 

Datat, procedurat, dokumentet dhe rregullat që duhet të ndiqen nga mjekët

 

Dori Hoxha

 

 Mjekët, farmacistët dhe dentistët

 

Zbardhet lista me emrat e 346 kandidatëve të regjistruar dhe të pranuar për të zhvilluar provimin e specializimit afatgjatë të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë. Ja datat dhe kalendari i plotë i orareve për secilin kandidat që i nënshtrohet këtij provimi

 

 

Publikohet lista e plotë me emrat e mjekëve, të cilët i nënshtrohen provimit të specializimit afatgjatë të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, të gjithë mjekët të cilët janë pjesë e kësaj liste do t’i nënshtrohen provimit për specializim duke filluar nga sot me 9 nëntor dhe deri më datë 13 nëntor 2015. Në këtë listë janë plot 346 kandidatë të regjistruar dhe të pranuar për të zhvilluar provimin e specializimit. Gjithashtu, AKP bën me dije se të gjithë kandidatët për provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë, se ky provim do të zhvillohen në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të specializimeve afatgjata. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), si dhe kopje të kartë ID ose pasaportë, por në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Ndërsa rregullorja përcakton ndalimin e mbajtjes dhe përdorimit të celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, në të kundërt kandidatët s’kualifikohen. Po ashtu, ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, si dhe komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Gazeta Standard publikon listën e plotë, datat, si dhe kalendarin e orareve për secilin kandidatë që i nënshtrohet këtij provimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here