Takim me gratë në Pogradec /   Deputetja Albana Vokshi denoncon korrupsionin

0
206

 

 

Zhduken  450 mijë euro fondet për promocionin shëndetësor

albana vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë një takim me gratë në qytetin e Pogradecit denoncoi korrupsionin në sistemin e shëndetësisë,  duke kallëzuar zhdukjen 450 mijë eurove fonde për promocionin shëndetësorë

Gratë e  Partisë Demokratike organizuan një takim me gratë demokratike  në Pogradec. Takimi u zhvillua në kuadër të sensibilizimit për kancerin e gjirit, ku deputetja e PD-së Albana Vokshi, denoncoj korrupsionin në sektorin e shëndetësisë. Sipas Vokshit këtë vit është rritur ndjeshëm numri i të prekurave me këtë tumor, duke çuar në mbi 700 raste të tilla. “Ministria e Shëndetësisë nuk po zhvillon sensibilizimin e duhur për rrezikun e kancerit. Fondet për promocionin shëndetësor vidhen, dhe 450 mije euro të organizatave ndërkombëtare për këtë qëllim, nuk dihen ku kane shkuar. Janë ulur ndjeshëm fondet, pasi ministria dhe ministri i kushton vëmendje tenderave dhe recetave fiktive me fitime qindra milionë euro. Kjo është ministra e skandaleve dhe jo e shëndetësisë”, tha Vokshi. Gratë dhe nënat sot nuk e marrin shërbimin e mamografisë pasi ai nuk funksionin në më shumë se gjysmën e territorit të vendit. “Si kryetare komisioni së bashku me koleget e mia të opozitës do të lobojmë që mamografia dhe shërbimet kyçe të ekos për shëndetin e grave të hyjnë në paketën e Check-Up u shpreh Vokshi. Gjithashtu deputetja e opozitës Vokshi u ndal tek rëndësia që ka ekzaminimi si hap kryesor për parandalimin në kohë të kësaj sëmundjeje. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari bashkisë Eduart Kapri, i cili  vlerësoi fushatat sensibilizuese të ndërmarra nga Vokshi, duke venë deklaruar si një ndër prioritet kryesore të bashkisë Pogradec e punës, angazhimin për mbrojtjen e shëndetit të gruas . “Ky është investim shumë i rëndësishëm për qytetin dhe për shoqërinë tonë”, tha zoti Kapri. Të pranishme në këtë takim gratë e këtij qyteti diskutuan edhe rreth problematikave më kryesore në sistemin e shëndetësisë, duke denoncuar mosfunksionimin e mamografisë së lëvizshme, mungesën e diagnozës efikase dhe shërbimeve të tjera. Në takim pjesëmarrës ishin edhe mjekët e kësaj fushe, të cilët informuan gratë për masat kundër kancerit të gjirit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here