Pranga kultivuesit të 11 mijë bimëve kanabis në Lapardha

 

pranga

 

Policia e Beratit ka ndaluar një ditë më parë njërin prej bashkëpunëtorët e kultivimit të 11 mijë bimëve narkotike të zbuluara më herët në fshatin Lapardha. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Klement Jaho, 31 vjeç dhe banues në të njëjtin fshat. 31 vjeçari Jaho akuzohet për bashkëpunim në kultivimin e lëndëve narkotike, për të cilat më 9 nëntor u arrestua edhe një agjent i qarkullimit rrugor të Beratit. Në njoftimin zyrtar saktësohet se materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

 

 

Pranga kultivuesit të 11 mijë bimëve kanabis në Lapardha

Vlorë, kapet skafi me V. L.-në dhe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko